Në takimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, është hequr nga rendi i ditës propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024.
Arsyet për këtë veprim u thanë që janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës, dhe se diskutimi i radhës për këtë do të mbahet më 30 nëntor.
Lidhur me këtë veprim të BE-së, eurodeputeti austriak Lukas Mandl në një prononcim për Telegrafin ka thënë se liberalizimi i vizave nuk bën të lidhet me tensionet në veri të Kosovës.
Ai shtoi se tensionet në këtë pjesë janë krijuar dhe organizuar nga grupet kriminale që kontrollohen nga Beogradi.
“Unë vetëm mund t’u rekomandoj qeverive të shteteve anëtare që të mos e lidhin liberalizimin e vizave me tensionet në veri të Kosovës. Këto tensione janë krijuar dhe organizuar nga grupet e krimit të organizuar të kontrolluara nga Beogradi”, tha Mandl.
Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Mandl tha se edhe Beogradi do të duhet të kontribuojë në deeskalim në vend të përshkallëzimit të situatës.
“Largimi i Vuçiq nga negociatat është përsëri një akt përshkallëzimi nga ana e tij. Ai nuk ka të drejtë morale për ta bërë këtë. Ai ka detyrimin moral të kontribuojë në de-përshkallëzimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Nuk ka absolutisht asnjë lidhje mes kësaj dhe liberalizimit të vizave”, u shpreh eurodeputeti Lukas Mandl.
Eurodeputeti austriak i cili shumë herë deri më tani ka bërë thirrje dhe e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet.
“Udhëtimi pa viza për popullin e Republikës së Kosovës është i vonuar. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e veta. Pakica e vogël e qeverive të shteteve anëtare që po bllokojnë të gjithë procesin, u rekomandoj që të tërhiqen nga kjo bllokadë dhe të lejojnë që populli i Kosovës të udhëtojë siç bëjnë njerëzit e pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. I rekomandoj shumë Këshillit që të vendosë shpejt për këtë pozitivisht, pa vonesa të mëtejme”, tha Mandl për Telegrafin.
Situata në veri të Kosovës është tensionuar, për shkak të vendimit të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave që bartin targa ilegale serbe.
Serbët në veri, të kontrolluar në masë të madhe nga Beogradi zyrtar, i kundërshtojnë targat e Kosovës, RKS, dhe kanë paralajmëruar rezistencë ndaj tyre.
Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për shtyrje të procesit të riregjistrimit, Kurti nuk ka hequr dorë.
Aktualisht është e pezulluar – deri më 24 nëntor – faza e dytë e planit të tij, në përpjekje për t’i dhënë shans gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar