Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka quajtur si goditje të madhe ndaj shtetit të Kosovës, vendimin e Qeverisë për miratimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe Ligjin e Pagave.
Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri bashkë me Diellza Kukajn dhe Nazim Gagica, anëtarë të kryesisë të kësaj partie, kanë thënë se qeveria e Kosovës në emër të reformës e ka deformuar në esencë administratën shtetërore me miratimin e këtyre dy ligjeve.
Në konferencën për media, zyrtarët e lartë të AAK-së kanë thënë se nuk ekziston asnjë vend në BE e as Ballkanin Perëndimor i cili me ligj mundohet ta kapë administratën shtetërore.
“Nuk ka vend as në Evropë e as në Ballkanin Perëndimor, i cili mundohet që me ligj ta kapë administratën shtetërore, ku përmes Ligjit për Zyrtarët Publikë, 1600 pozita të shërbimit publik në karrierë i kthen në pozita me mandat politik katërvjeçar. Me këtë e bënë një goditje të madhe ndaj shtetit të Kosovës, administratës dhe meritokracisë”, ka thënë Tahiri.
“Qeveria e Kosovës e në emër të reformës e ka deformuar në esencë administratën shtetërore me miratimin e dy ligjeve, që kthen e Kosovën në kohën e UNMIK-ut”, ka shtuar Tahiri.
Ndërkaq, anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Diellza Kukaj, ka thënë politizimi i administratës ka efekt direkt në përkeqësimin e performancës së institucioneve dhe ka kosto të lartë për mbajtjen e saj në aspektin e arritjes së objektivave strategjike dhe funksionimin e shtetit ligjor.
Nazim Gagica, nga departamenti për Administratën shtetërore në AAK, ka theksuar se me Ligjin për Zyrtarët Publikë, do të krijohet një administratë joefikase dhe do i jep mundësi Qeverisë për ta kapur këtë sektor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'