LAJMI I FUNDIT:

Ishte dhunuar para një muaji në Istog, Policia heton rastin

Ishte dhunuar para një muaji në Istog, Policia heton rastin
Foto: Ilustrim

Një person ka deklaruar se para një muaji e gjysmë ishte dhunuar nga një person në Istog.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti është raportuar të hënën rreth orës 15:28, në Istog.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.


“Është raportuar se ka ndodhur një rast i dhunimit. Njësitë policore kanë intervistuar viktimën që deklaruar se para një muaji e gjysmë ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raport. /Telegrafi/