LAJMI I FUNDIT:

Kishin braktisur bashkëluftëtarin derisa po tërhiqeshin, ukrainasit gjejnë në bodrum ushtarin e plagosur rus

Kishin braktisur bashkëluftëtarin derisa po tërhiqeshin, ukrainasit gjejnë në bodrum ushtarin e plagosur rus

Nga frika se do ta pësojnë me jetë nga kundërofensiva ukrainase, ushtarë rusë kishin braktisur një bashkëluftëtarë i cili ishte futur në një bodrum, ku kishte qëndruar pa bukë e ujë për disa ditë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai ishte plagosur kurse shokët e kishin lënë vetëm derisa ishin tërhequr nga një rajon në Ukrainë që më nuk e kanë nën kontroll, transmeton Telegrafi.

Me ardhjen e ushtarëve ukrainas në atë rajon, ushtari rus u gjet nga ta, dhe kur e nxorën nga bodrumi mezi arrinte të qëndronte në këmbë.


Ata madje i ofruan ndihmë, duke ia pastruar plagët dhe më pas i kishin dhënë ushqim e ujë. Ndërkaq nga Kievi është bërë e ditur se edhe ai sikurse çdo ushtar tjetër që është dorëzuar, do të trajtohet si rob lufte – duke respektuar çdo konventë ndërkombëtare.

Raste të dorëzimit të ushtarëve rusë po ndodhin çdo ditë e më shumë në Ukrainë. Madje shumë rusë kanë telefonuar ukrainasit përmes linjës së veçantë që e kanë hapur, nga ku kanë marrë instruksione se si duhet të dorëzohen.

Shumë prej të mobilizuarve rusë tashmë janë arratisur në vendet fqinje – e sipas ligjeve që janë në fuqi në Rusi, të gjithë ata që kapen duke dezertuar i pret dënimi me burgim e në rastin më të keq edhe me vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Kryeministri ukrainas thotë se marrëveshja minerale me SHBA-në 'mbështet përpjekjet për të marrë garanci sigurie'

Kryeministri ukrainas thotë se marrëveshja minerale me SHBA-në 'mbështet përpjekjet për të marrë garanci sigurie'

Evropa
Kalo në kategori