LAJMI I FUNDIT:

Mësoni si ta mbështillni beben tuaj: Ajo do të flejë më mirë dhe do të zgjohet më pak

Mësoni si ta mbështillni beben tuaj: Ajo do të flejë më mirë dhe do të zgjohet më pak

Mbështjellja e bebes mund të ndihmojë në vënien më të lehtë në gjumë, në gjumë më të mirë dhe në më pak zgjime

Mbështjellja mund t’i ndihmojë bebes që të qetësohet, sepse i ndihmon që sërish të ndiejë hapësirën e kufizuar të cilën e ka pasur në mitër.


Disa hulumtime kanë treguar që bebet e mbështjella, më rrallë zgjohen dhe flenë më gjatë se bebet të cilat nuk janë të mbështjella, transmeton Telegrafi.

Cilat bebe mund të mbështillen?

Duhet të mbështillen bebet që janë shumë të vogla – nga lindja deri në periudhën kur fillojnë të tregojnë shenja që mund të rrotullohen (zakonisht nga muaji i katërt deri në të gjashtin, por ndonjëherë edhe para këtyre muajve).

Cilat bebe nuk duhet të mbështillen?

Ndërpriteni mbështjelljen kur bebja juaj mund të rrotullohet në bark apo nëse duket që bebes suaj ajo hapësirë e kufizuar nuk i pëlqen. Alternativa e mbështjelljes është përdorimi i thasëve të sigurt për vënie të bebes në gjumë.

Mos mbështillni beben nëse ndan me ju krevatin apo me ndonjë person tjetër, dhe gjithashtu mos e mbështillni nëse planifikoni të përdorni thesin e gjumit.

Si mbështillet bebja?

Përdorni pëlhurë të lehtë pambuku apo pelena të buta për mbështjellje. Batanijet nuk janë të sigurta, sepse mund të krijojnë ngrohtësi të lartë.

Pengoni ngrohjen e tepërt duke u siguruar që bebja juaj nuk është e veshur trashë nën mbështjellës. Nëse koha është e ngrohtë, bebja mbase do të ketë nevojë për në kanotiere apo pelena, por nëse është mot i ftohtë, mund t’i vishni një kombinezon të lehtë.

Bebet e sapolindura zakonisht mbështillen me duar të kryqëzuara mbi gjoks.

Sigurohuni që bebja të jetë në shpinë, me këmbë në fund të krevatit të bebes. Mos ia mbuloni kokën dhe fytyrën bebes.

Për mbështjellje më efektive, mbështjellja duhet të jetë e ngushtë, por jo shumë e ngushtë. Gjoksi i foshnjës duhet të lëvizë normalisht kur merr frymë.

Mbështjelljet nuk duhet të jenë shumë të ngushta rreth ijëve dhe këmbëve të foshnjës. Nëse mbështilleni siç duhet, këmbët e foshnjës duhet të jenë në gjendje të përkulen në ijët me gjunjë të hapur.

Shikoni videon në të cilën një ekspert tregon se si të bëhet mbështjellja:

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Shtatzëna
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Shtatzëna
Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?

Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori