Ka dy ditë që reshjet e shiut po vazhdojnë në Kosovë, e si pasojë e këtyre reshjeve të dielën në mëngjes u raportua se në shumë qytete ka pasur vërshime, pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati.
Situata më e rënduar e vërshimeve paraqitet në qytetin e Pejës. Lidhur me këtë, drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim nga kjo komunë, Gëzim Gashi tha për Telegrafin se disa familje kanë kërkuar ndihmë pasi ishin përfshirë nga vërshimet.
“Situata është në kontroll për momentin. Po shpresojmë që edhe reshjet e shiut të ndalen. Kemi kërkesa prej disa familjeve të cilat kanë kërkuar ndihmë dhe jemi munduar t’i ndihmojmë me mundësitë dhe kapacitetet tona”, tha ai.
Gashi tha se ekipet e komunës së bashku me ekipin e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke intervenuar dhe ndihmuar banorët.
“I kemi disa vende të cilat janë më kritike sa i përketë reshjeve të shiut në qendër të qytetit siç është kanali në Jabllanicë të Radavcit rrezikon të dalë lumi nga shtrati aty, në Vitomericë gjithashtu të shkolla ekonomike, edhe kanali te tregu i gjelbërt, i cili tashmë ka shkaktuar vërshime tani po shkojmë për intervenim. Kemi dalë në terren me ekipin e zjarrfikëseve, komuna i kemi thirrë në ndihmë edhe disa kompani private që të na ndihmojnë ”, tha ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe