LAJMI I FUNDIT:

Arbana Osmani konfirmon se Big Brother VIP Albania nis gjithashtu në dhjetor?

Arbana Osmani konfirmon se Big Brother VIP Albania nis gjithashtu në dhjetor?
Foto: Arbana Osmani/Instagram

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet në televizion.


Së fundmi, Osmani iu ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në InstaStory që t’i parashtrojnë asaj nga një pyetje, së cilave ajo më pas do t’iu përgjigjej.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Arbana e bëri të qartë se mund të pyesin gjithçka përveç datës se kur do të fillojë sezoni i dytë i Big Brother VIP Albania.

Megjithatë, ajo dashur pa dashur dha një përgjigje tërthorazi, e cila mund të zbulojë përafërsisht kohën se kur do të nisë spektakli.

Kjo pasi një fans/e kishte pyetur se “a do të udhëtojë ajo për festa”, së cilës Arbana i ishte përgjigjur me: “Jo dhe gjejeni pse”, duke publikuar një fotografi nga moderimi i Big Brother VIP.

Foto: Arbana Osmani/InstaStory

Kaq ka mjaftuar që fansat e saj të aludojnë se sezoni i dytë i BBV mund të fillojë në dhjetor të këtij viti.

Përndryshe, më 5 dhjetor është konfirmuar data e nisjes së sezonit të parë të Big Brother VIP në Kosovë. /Telegrafi/

Foto: Arbana Osmani/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Hailey Bieber tregon me kranari barkun në rritje, gjatë një daljeje me Justin, pas lajmeve të shtatzënisë

Hailey Bieber tregon me kranari barkun në rritje, gjatë një daljeje me Justin, pas lajmeve të shtatzënisë

Magazina
Kalo në kategori