Rusia dënoi dhe vlerësoi si provokuese vendimin e Varshavës zyrtare, e cila refuzoi të lejonte hyrjen e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov në territorin e saj, ku duhej të merrte pjesë në takimin e krerëve të diplomacisë së OSBE-së.
“Vendimi i Polonisë (…) është provokues dhe i paprecedentë”, thuhet në njoftimin për shtyp të diplomacisë ruse, raporton moscowtimes.
“Ne presim që Federata Ruse të zgjedhë anëtarët e delegacionit të saj në përputhje me rregulloret aktuale”, i tha AFP një burim i besueshëm nga presidenca e radhës polake e OSBE-së.
I njëjti burim tha se delegacioni rus nuk duhet të dërgojë “persona të sanksionuar nga Bashkimi Evropian” në takime pas ofensivës ruse kundër Ukrainës të nisur më 24 shkurt, mes tyre është edhe Lavrov.
Një takim i 57 ministrave të jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të zhvillohet më 1 dhe 2 dhjetor në Lodz, një qytet në Poloninë qendrore. Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori rus në OSBE, Aleksandër Lukasheviq.
Selia e OSBE-së ka qenë në Vjenë që nga themelimi i saj në vitin 1975 në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe qëllimi i organizatës është të promovojë dialogun midis vendeve të Lindjes dhe Perëndimit.
Takimi vjetor ministror i OSBE-së, në të cilin Lavrov merr pjesë rregullisht në rrethana normale, është ngjarja qendrore e kësaj organizate ndërkombëtare. Është një mundësi për ministrat e jashtëm që të rishikojnë punën e OSBE-së në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t’i rrumbullakojë investimet në një trilion
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova