LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari polak: Raketa ukrainase që vrau dy persona ‘funksionoi keq’ në ajër, çoi në ‘tragjedi’

Zyrtari polak: Raketa ukrainase që vrau dy persona ‘funksionoi keq’ në ajër, çoi në ‘tragjedi’

Raketa që besohet se ishte ukrainase që ra brenda kufirit të Polonisë të martën dhe vrau dy persona mund të ketë “funksionuar keq” përpara sulmit vdekjeprurës dhe të mundshëm aksidental, sipas një zyrtari polak.

Lajmi për sulmin raketor në Poloni ngjalli menjëherë frikën se lufta Rusi-Ukrainë mund të përshkallëzohej, veçanërisht nëse Rusia do të kishte lëshuar raketën, pasi do të ishte hera e parë që konflikti do të “shtrihej” drejtpërdrejt në një vend anëtar të NATO-s.

Pas incidentit vdekjeprurës, liderët perëndimorë dhe të NATO-s kanë thënë se ata besojnë se raketa është lëshuar në të vërtetë nga Ukraina, pasi ajo mbrohej nga një breshëri sulmesh raketore ruse.


Në anën tjetër, Rusia ka mohuar se ka pasur ndonjë lidhje me raketën që goditi Poloninë, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka “dyfishuar” pohimet e tij se Ukraina nuk e ka lëshuar.

E Jakub Kumoch, kreu i Byrosë së Politikave Ndërkombëtare të presidentit polak, i tha kanalit polak TVN24 se ka “shumë indikacione se një nga raketat [ukrainase] të përdorura për të rrëzuar një raketë ruse ka humbur objektivin”.

“Sistemi i saj vetëshkatërrues nuk funksionoi dhe kjo raketë për fat të keq çoi në një tragjedi”, ka thënë Kumoch, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

Ai shpjegoi se një ekip hetuesish kishte ekzaminuar mbetjet e raketës dhe thellësinë e kraterit që ajo kishte hapur dhe kanë vlerësuar drejtimin nga erdhi dhe sasinë e karburantit që përdorte, sipas Kyiv Independent.

Edhe pse deklaruan se Rusia ndoshta nuk e lëshoi raketën, NATO dhe zyrtarët perëndimorë kanë thënë se Rusia ishte ende në fund fajtore për atë që ndodhi pasi ajo po sulmonte Ukrainën dhe po aktivizonte mbrojtjen ajrore të vendit në fillim.

Kumoch theksoi përsëri teksa foli për TVN24 se “askush nuk e akuzon Ukrainën për goditjen e qëllimshme të territorit polak” pasi “Rusia bombardoi Ukrainën atë ditë”.

Presidenti polak Andrzej Duda tha të mërkurën se raketa ka të ngjarë të jetë një raketë “e vjetër” e S-300 të prodhuar nga sovjetikët.

Raportet tregojnë se si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë përdorur raketa S-300 gjatë luftës.

Në korrik, iNews raportoi se Rusia po përdorte raketat S-300 të epokës sovjetike për sulme kundër objektivave me bazë tokësore në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori