LAJMI I FUNDIT:

Gazetari kenian po raportonte direkt, e ndërprenë elefanti

Gazetari kenian po raportonte direkt, e ndërprenë elefanti

Gazetari kenian Alvina Kaunda hasi paksa në problem derisa po raportonte nga qyteti i Nairobit

Kaunda po fliste pranë një habitati të elefantëve që gjendet në Nairobi, dhe derisa po tregonte se si personeli kujdesej për elefantët e vegjël, pikërisht një i tillë i afrohet, transmeton Telegrafi.

Atë fillimisht e prekë me hundë në kraharor, por kjo nuk e pengoi Kaundën që të vazhdojë të raportojë, por kur kaloi në veshë, kokë e fytyrë, u detyrua të ndalet për një moment, pasi nuk mund të ndalej duke qeshur.


E kjo ka bërë që pamjet e këtij momenti të bëhen virale në rrjetet sociale, dhe për pak kohë të marrë miliona klikime.

Është interesant se gazetari e merr me shumë sportivitet, dhe duket se nuk ka fare frikë nga kafsha gjigante. /Telegrafi/