LAJMI I FUNDIT:

Menduan që janë ukrainas, ushtarët rusë qëllohen me breshëri plumbash nga bashkëluftëtarët: Jemi tuajt

Menduan që janë ukrainas, ushtarët rusë qëllohen me breshëri plumbash nga bashkëluftëtarët: Jemi tuajt

Trupat ruse derisa po tërhiqeshin nga qyteti i Khersonit, ishin në panik dhe i kishte kapluar frika se mund të kapeshin nga ukrainasit.

E kjo në një rast bëri që t’i kushtojë shtrenjtë një njësie të tyre, të cilët u qëlluan me armë pikërisht nga bashkëluftëtarë e tyre, transmeton Telegrafi.

Njësia ruse që ishte me një barkë po patrullonte në një zonë të caktuar dhe derisa po lundronin nëpër ujë, ata filluan të shtien me armë mbi shtëpitë e civilëve ukrainas.


Mjaftoi që kjo lëvizje e tyre të alarmojë njësitet tjera të rusëve që ishin paksa më larg, dhe i ngatërruan duke menduar se ishin ukrainas.

Ata filluan t’i qëllojnë me mitralozë të kalibrit të madh – pra me breshëri plumbash. Në anën tjetër ushtarët rusë që ishin në barkë vazhdimisht bërtisnin dhe tentonin t’ua bënin me dije se janë rusë.

“Jemi tuajt, jemi tuajt”, bërtisnin vazhdimisht ushtarët që në një moment ai që po filmonte përkulet nga frika se mund ta godet ndonjë plumb. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Australia
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Amerika Latine
Kalo në kategori