Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, i ka parashtruar disa pyetje kryeministrit Albin Kurti lidhur me procesin e dialogut, propozimin franko-gjerman dhe Asociacionin.
“I nderuar kryeministër kur do të raportosh në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi? Çka do të ndodh pas datës 21 nëntor, pas të hënës përveç që do të vije e marta çka do të kemi lidhur me vendimin e targave? Kur do të raportoni për planin franko-gjerman? Dhe Cili është qëndrimi i kësaj qeverie për Asociacionin?”, ka pyetur Musliu-Shoshi.
Pyetjeve të deputetes së PDK-së, u është përgjigjur kryeministri Albin Kurti.
Kurti i tha deputetes se pyetjeve të saja u është përgjigjur edhe shkrim, por se po e bënë publike atë që ia ka shkruar.
“Pyetjet tuja i kam pranuar dhe jam përgjigjur me shkrim për shkak se at ditë ndodhej për vizitë presidentja e Komisionit Evropian. Po e them publikisht atë që ta kam shkruar. Dialogu nuk ka qenë asnjëherë më transparent, prej rifillimit të tij ne jemi treguar transparent ndaj qytetarëve kemi treguar gatishmëri për komunikim korrekt me partitë opozitare, si dhe kemi treguar maturi ndaj vet procesit duke mos e dëmtuar atë e as interesat tona “, ka thënë Kurti.
Kryeministri ka shtuar se takimet në nivel të lartë dhe ato të zv.kryeministrit Bislimi kanë qenë publike, dhe pas çdo takimi të nivelit të lartë publiku është informuar për propozimet dhe qëndrimet e tyre.
“Sa i përket qëndrimit tonë për Asociacionin, është i njohur dhe i qartë. Në një çështje që jam përgjigjur panumërta herë nuk kam përgjigje të re sepse pyetja është e vjetër”, tha Kurti.
Pas kësaj ka pasur replikë nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, duke thënë se transparenca është zero.
“Nuk e di çfarë kupton me transparencë, as Kuvendi e as komisioni nuk e ka asnjë faqe shpjegim nga ana e Qeverisë lidhur me procesin se ku jemi, nuk e kemi as platformën për dialog. Transparenca është zero”, tha Musliu-Shoshi.
Përgjigje ka pasur sërish nga kryeministri Kurti.
“Nuk mendoj që është e drejtë të thuhet se transparenca është zero. Ju pyetni unë përgjigjem. Unë i kam pas në takim tre liderët e partive opozitare ku kemi diskutuar për propozimin franko-gjerman. Në njërën anë i përmbahem transparencës së procesit por edhe konfidencialitetit të bisedimeve. Nëse ju e konsideroni të nevojshme që përtej asaj që ju kanë njoftuar liderët e partive tuaja, atëherë mund të organizojmë seancë të Kuvendit edhe me dyer të hapura ose të mbyllura”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A