LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh nëse lindja fillon në aeroplan: Nuk do të besoni se çfarë fiton bebja e lindur mbi oqean

Çfarë ndodh nëse lindja fillon në aeroplan: Nuk do të besoni se çfarë fiton bebja e lindur mbi oqean

Lindja në aeroplan nuk është dukuri e zakonshme, por nuk është as e pamundur

Këto vite kujtojmë rastin e shtatzënës e cila papritur lindi në aeroplan i cili fluturonte nga Gana në Amerikë, por e cila në botë solli më herët një djalë.


Në lindje i ndihmoi mjeku i cili ndodhej në të njëjtin aeroplan dhe i cili një pjesë të aeroplanit për udhëtarë nga klasa e biznesit e shndërroi në sallë lindjeje.

Besoni ose jo, stjuardesat u mësuan të presin shiritin e kërthizës, por vetëm pasi që konstatuan që në aeroplan nuk ka profesionist si p.sh. mjek, mami apo infermiere, transmeton Telegrafi.

Për këtë ka folur një stjuardesë. Ajo fitoi një popullaritet të madh falë punës së saj, pasi shpeshherë zbulon gjëra që njerëzit nuk i dinë, si për shembull çfarë ndodh në avion, situata të ndryshme të paparashikuara, por edhe punën që bën. Kështu në një rast ajo ka zbuluar të metat më të mëdha të kësaj pune dhe këtë herë është marrë me temën e lindjes në aeroplan. Besoni apo jo, stjuardesat trajnohen për të prerë kordonin e kërthizës, por vetëm pasi të sigurohen se nuk ka profesionistë në bord si mjek, mami apo infermiere.

Ndonëse këto janë raste shumë të rralla, sepse grave në javët e fundit të shtatzënisë nuk u lejohet të udhëtojnë me aeroplan, megjithatë mund të ndodhë që të fillojnë më herët të lindin ose të fshehin shtatzëninë me rroba të gjera.

Lajm i mirë është që stjuardesat, tashmë janë të trajnuara për situata të këtilla.

Së pari, ato do të bëjnë një njoftim nëpërmjet altoparlantit, do të kërkojnë mjek, infermiere apo mami, apo madje edhe nëse nuk ka profesionistë në aeroplan, stjuardesat mund të asistojnë gjatë lindjes.

– Në stërvitje, ne mësuam të presim kordonin e kërthizës, të pastrojmë fëmijën dhe ta mbështjellim me një batanije. Duke qenë se lindjet mund të jenë kritike, piloti do të kërkojë brezin më të afërt të uljes, në rast se nëna ose foshnja kanë nevojë për ndihmë mjekësore shtesë”, tha një stjuardesë dhe zbuloi një fakt interesant për shtetësinë që do të ketë fëmija, si dhe dhuratën që do të merret nga linja ajrore.

“Sa i përket shtetësisë së foshnjës, kjo varet nga vendi mbi të cilin fluturohet. Disa vende u japin shtetësinë foshnjave të lindura në hapësirën e tyre ajrore, ndërsa të tjera jo. Nëse një foshnjë lind mbi një oqean, ai mund të marrë shtetësinë të vendit në të cilin është regjistruar, por edhe të atij që ka lindur. Ka raste që kompanitë ajrore u kanë dhënë foshnjave të lindura në avionët e tyre bileta pa pagesë për gjithë jetën!”, ka theksuar stjuardesa.

Shikoni videon:

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori