LAJMI I FUNDIT:

Francën e shqetëson forma e Benzemas, Nkunku dëmtohet në stërvitje nga Camavinga

Francën e shqetëson forma e Benzemas, Nkunku dëmtohet në stërvitje nga Camavinga

Franca ka programuar nisjen për në Katar ditën e mërkurë, mirëpo në seancën e fundit stërvitore, trajneri Didier Deschamps mori disa sinjale negative nga dy sulmuesit e tij, Christopher Nkunku dhe Karim Benzema.

Lojtari i RB Leipzig u detyrua të linte stërvitjen përgjysmë ndërsa u pa duke çaluar për shkak të një problemi në këmbën e majtë.


Ai kishte një duel në stërvitje me Eduardo Camavinga, ku u rrëzua në fushë, ndërsa të gjithë lojtarët u afruan tek ai.

Pritet që në orët e ardhshme, sulmuesi t’i nënshtrohet testeve të cilat mund të përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit si dhe nëse bëhet fjalë për diçka serioze që mund të vinte në dyshim pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës.

Nga ana tjetër, një “shije të hidhur” lë edhe gjendja fizike e Karim Benzemas.

Fituesi i ‘Topit të Artë’, gjithashtu u largua para kohe nga stërvitje i shoqëruar nga fizioterapisti i kombëtares.

Sulmuesi i Real Madrid prej disa kohësh vuan shqetësimet fizike, megjithatë në këtë rast, sipas menaxherit të lojtarit bëhet fjalë thjesht për një kujdes dhe program të veçantë që ndjek Benzema.

Prezenca e tij në ndeshjen hapëse të Botërorit pritet të mos vendoset në diskutim.

“Gjelat” nisën rrugëtimin e tyre drejt mbrojtjes së trofeut e nisin më datë 22 nëntor ndaj Australisë teksa janë shortuar në Grupin D së bashku me Danimarkën dhe Tunizinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori