Vladimir Putin ka fshehur miliarda euro para dhe ar në një vend afrikan në rast se duhet të largohet nga Rusia.
Vlera totale e fondit të arratisjes së tij të fshehur në “magazinat nëntokësore” në vendin pa dalje në det raportohet si 14.08 miliardë euro, raporton themirror.
Thuhet se është nën mbrojtjen e ngushtë të kompanisë ushtarake private Wagner – një ushtri mercenare ruse e cila është besnike ndaj Putinit – në Republikën e Afrikës Qendrore.
Wagner është gjithashtu vendimtar për luftën e 70-vjeçarit në Ukrainë, pasi ka rekrutuar dhjetëra mijëra mercenarë dhe i ka dërguar në vijën e frontit.
Mediat zyrtare shtetërore në Rusi thonë se Putin – i cili ka anashkaluar samitin e G-20 në Bali – ka folur të premten me Faustin Arcange Touadera, president i shtetit afrikan.
“Presidentët shprehën synimin e përbashkët për të intensifikuar bashkëpunimin dypalësh politik, tregtar dhe ekonomik, përfshirë në sektorin e karburanteve dhe energjisë”, thuhet në një deklaratë nga qeveria ruse.
Por kanali në Telegram i General SVR tha se qëllimi i vërtetë i Putinit ishte të verifikonte “besnikërinë” e liderit afrikan.
Putini “lënë të kuptohet për vizitën e mundshme në të ardhmen e afërt” në kryeqytetin Bangui.
Kanali bëri pretendimin befasuese se Putin “e konsideron Republikën e Afrikës Qendrore si një nga dy opsionet për evakuim në një situatë emergjente për veten dhe të dashurit e tij, Alina Kavaeva jashtë territorit të Federatës Ruse”.
Kanali nuk tha se cilin vend tjetër Putin mund ta shihte si një gropë të qëndrueshme nëse Kremlini përfshihet nga revolucioni.
Ushtria private e Wagnerit dihet se ka vepruar për të ndihmuar në kontrollin e pushtetit të Touaderas.
Duke cituar “informacione të brendshme”, kanali anonim General SVR ka pretenduar prej kohësh se Putin vuan nga kanceri, sëmundja e Parkinsonit dhe një çrregullim skizoafektiv.
Megjithatë, ajo parashikoi paraprakisht formën e strategjisë së mobilizimit të Putinit.
Thuhet se autori është një ish gjeneral-lejtnant, i njohur me pseudonimin Viktor Mikhailovich. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij
Deklarata e Putinit ku tregon se kë ai "preferon të fitojë zgjedhjet në SHBA" nxit reagimin nga Shtëpia e Bardhë
'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?
Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh