LAJMI I FUNDIT:

Giresse: Këto dy ndeshje për të parë lojtarë të rinj, shpresojmë të ketë ndonjë zbulim që të luajë në të ardhmen

Giresse: Këto dy ndeshje për të parë lojtarë të rinj, shpresojmë të ketë ndonjë zbulim që të luajë në të ardhmen

Kosova do të zhvillojë dy miqësore, këtë të mërkurë ka ndeshjen me Armeninë në “Fadil Vokrri”, ndërsa më datë 19 në të njëjtin stadium ka përballjen me Ishujt Faroe.

Përzgjedhësi i dardanëve, Alain Giresse, deklaroi së në këto dy takime ka si qëllim që të zbulojë talentet për skuadrën e së ardhmes.


Alian Giresse tutje theksoi se stili i lojës do të ndikohet më shumë nga lojtarët që ka në dispozicion, pra nga pozicioni që ata luajnë në klubet e tyre në mënyrë që të jenë në gjendje të japin maksimumin e tyre.

“Për këto miqësore janë bërë afrime për t’u dhënë mundësi lojtarëve të rinj. Kjo do të jetë një mundësi për ata që t’i shohim si prezantohen në arenën ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse kemi grumbulluar lojtarë të rinj. Do të luajnë të gjithë, do të mundohemi t’i fusim të gjithë në lojë që të tregojnë vlerat e tyre dhe për të parë formën e tyre fillimisht në stërvitje. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është që lojtarët t’i tregojnë vlerat e tyre në fushën e lojës. Sa i përket lojtarëve të rinj janë kryesisht të rinj, por ka edhe të tjerë me përvojë”, ka thënë fillimisht Giresse.

Ai tregoi se ka pasur ndryshime në listë, pasi që ka pasur lojtarë që nuk duan të vijnë.

“Ka pasur ndryshime nga lista e parë dhe kjo finale, pasi ka pasur lojtarë që nuk kanë mundur të vijnë, por mendoj që afrimi i lojtarëve të rinj u jep atyre mundësinë të tregojnë veten”.

“Sa i përket stilit të lojës, mendoj se kjo varet nga lojtarët dhe cilësitë që kanë. Ndërsa sa i përket lojtarëve që janë për herë të parë, do të kenë një parapërgatitje që të jenë në gjendjen më të mirë, që të kenë një paraqitje sa më të mirë ata do i vendosim në pozicionet e tyre natyrale dhe ku luajnë në ekipet e tyre respektive”, deklaroi përzgjedhësi.

Ai tutje tha se do të mundohen që në këto ndeshje të gjejnë lojtarë që në të ardhmen do të luajnë për Kosovën.

“Për këto dy ndeshje nuk kam më të rëndësishme eksperiencën e lojtarëve, por që lojtarët e rinj të shfaqin veten dhe të jenë një zbulim për ndeshjet e së ardhmes të Kosovës. Pra rëndësi ka zbulimi i talenteve të reja”.

“Nuk e kemi lënë anash kampionatin e Kosovës, ka lojtar që janë ftuar nga kampionati vendas”, përfndoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori