LAJMI I FUNDIT:

Zelensky përcakton planin prej 10 pikash për paqe me Rusinë

Zelensky përcakton planin prej 10 pikash për paqe me Rusinë

Presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në samitin e G20 në Bali ka paraqitur një plan të paqes prej 10 pikash për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përkatësisht për paqen me Rusinë.

Ai tha gjithashtu se nuk do të kishte marrëveshje “Minsk 3” për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, përcjell Telegrafi.

Marrëveshjet e Minskut ishin një seri marrëveshjesh ndërkombëtare që kërkonin t’i jepnin fund luftës së Donbasit dhe deklarata e tij i referohet dy marrëveshjeve të dështuara të armëpushimit midis Kievit dhe Moskës për statusin e rajonit.


“Ne nuk do të lejojmë Rusinë të presë, të ndërtojë forcat e saj dhe pastaj të fillojë një seri të re terrori dhe destabilizimi global. Nuk do të ketë Minsk 3, të cilin Rusia do ta shkelë menjëherë pas marrëveshjes”, ka thënë Zelensky.

Plani 10-pikësh i Zelenskyt për paqen përfshin këto pika: Siguria nga rrezatimi dhe armët bërthamore; Siguria e ushqimit; Siguria energjetike; Lirimi i të burgosurve dhe të internuarve; Zbatimi i Kartës së OKB-së; Tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive; Drejtësia; Ekocidi (shkatërrimi i mjedisit natyror) dhe mbrojtja e mjedisit; Parandalimi i përshkallëzimit, si dhe Konfirmimi i përfundimit të luftës.

Më herët është raportuar se presidenti Zelensky u tha liderëve botërorë në samitin e G20 Bali se lufta e Rusisë duhet të përfundojë tani.

Ai u lut gjithashtu për një zgjatje të një marrëveshjeje të rëndësishme të eksportit të grurit që do të skadonte së shpejti, përcjell Telegrafi.

Zelensky u shfaq në një fjalim video drejtuar udhëheqësve të mbledhur në ishullin indonezian.

Vladimir Putin, udhëheqësi i Rusisë – një anëtar i G20 – refuzoi të marrë pjesë dhe dërgoi ministrin e tij të jashtëm Sergei Lavrov në vend të tij.

Në fjalimin e tij, të raportuar fillimisht nga AFP, Zelensky tha: “Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet”.

Ai vazhdimisht iu drejtua liderëve si “G19” – duke përjashtuar qartë Rusinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori