LAJMI I FUNDIT:

Rusia ia ndalon hyrjen Jim Carreyt

Rusia ia ndalon hyrjen Jim Carreyt

Departamenti rus i Shtetit ka përfshirë yllin e filmit, Jim Carrey në listën e 100 personave të ndaluar të hyjnë në vendin e Evropës Lindore.

Një deklaratë e ministrisë u tha se autorja Margaret Atwood, aktori Jim Carrey dhe Amy Knight, një historiane e njohur, ishin në listën e të ndaluarve.

Ministria tha se ata dhe 97 të tjerët, shumë prej të cilëve janë të lidhur me organizatat etnike ukrainase, u ndaluan për shkak të përfshirjes në “formimin e kursit në mënyrë agresive anti-ruse”.


Foto: Getty Images

Gazetarët, përfshirë transmetuesin shtetëror CBC, Murray Brewster, Margaret Evans dhe Adrienne Arsenault, u ndaluan gjithashtu.

Tutje në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga ministria, thuhet se Kanadaja vazhdon të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të administratës ruse, biznesit, kulturës, politikanëve, parlamentarëve dhe ekspertëve.

Lista, e cila është në përgjigje të të gjitha sanksioneve që i janë vendosur Rusisë, përfshin zyrtarë të lartë kanadezë, biznesmenë, aktivistë, përfaqësues të mediave dhe institucione financiare dhe Carrey është gjithashtu në listë.

Foto: Getty

Ndërkohë Bashkimi Evropian dhe vendet e tij anëtare kanë dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë gjatë luftës me vlerë të paktën 8 miliardë dollarë, shpjegoi të hënën shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

Përveç kësaj, SHBA ka njoftuar sanksione të reja që synojnë një rrjet transnacional që ka punuar për të blerë teknologji për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë. Sanksionet synojnë 14 individë dhe 28 subjekte. /Telegrafi/