LAJMI I FUNDIT:

Rama paralajmëron tre projekte me Maqedoninë e Veriut

Rama paralajmëron tre projekte me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri shqiptar, Edi Rama sot në konferencë për shtyp ka paralajmëruar ndërtimin e rrugës lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Qafë Thanë, kalimin e ri kufitar Strugë-Pogradec dhe Portin e thatë në Strugë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kemi pasur takime të frytshme, me 21 marrëveshje dhe ujdi. Kemi pranuar detyrime të përbashkëta me vendin tuaj ku do të tentojmë të bëjmë punën tonë në projekte infrastrukturore. Korridori 8 do të jetë nismë jonë e përbashkët për një qëllim të njejtë. Volumi i bashkëpunimit mes dy vendeve është edhe një zgjatim i projekteve të “Ballkanit të Hapur”. Kohët janë sfiduese por qëllimet e shteteve tona janë të përbashkëta. Ne të gjithë së bashku jemi duke vuajtur luftën e nisur nga Rusia. Sfidat tona të përbashkëta janë infrastruktura, kriza ekonomike me inflacionin dhe energjetike me rrymë, dhe rreziqet globale që do t’i zgjidhim në formë të përbashkët” tha mes tjerash Rama.

Rama, marrëdhëniet bilaterale me Maqdoninë e Veriut i përshkruajti si të shkëlqyeshme dhe se punët e përbashkëta në të ardhmen kanë potencial të madh mes dy shteteve. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori