LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski – Rama: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë synim të përbashkët për integrim të shpejtë evropian

Kovaçevski – Rama: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë synim të përbashkët për integrim të shpejtë evropian

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, ka zhvilluar takim kokë më kokë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në takim, kryeministrat e dy vendeve theksuan rëndësinë e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh, i cili u vlerësua se është ende në nivel të lartë.

Kryeministrat diskutuan nevojën e forcimit të bashkëpunimit në segmente të shumta, veçanërisht në këto kohë të trazirave ushtarake dhe krizës energjetike botërore.


Në takim u diskutua edhe për proceset integruese evropiane të dy vendeve dhe rëndësinë e një angazhimi të fokusuar, të gjitha me synimin që vendet të bëhen anëtarë të plotë deri në vitin 2030. Në takim, kryeministrat Kovaçevski dhe Rama theksuan se seanca e sotme ndërqeveritare është e një rëndësie të jashtëzakonshme, nga e cila do të përfitojnë të dyja vendet dhe qytetarët, pothuajse në të gjitha fushat ku ka potencial për avancimin e bashkëpunimit.

Kryeministrat Kovacevski dhe Rama u pajtuan se marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve janë të një rëndësie të madhe për zhvillimin ekonomik, si dhe për thellimin e bashkëpunimit afarist mes afaristëve nga të dyja vendet. Rritja e marrëdhënieve të mira, lidhja e popujve, forcimi i infrastrukturës mes dy vendeve është me rëndësi të madhe për përparimin e mëtejshëm, u theksua në takim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Kronika e Zezë
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Lajme
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Kalo në kategori