LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se kreu sulmin me bombë në Stamboll – policia turke sjell “rrëfimin e saj”

Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se kreu sulmin me bombë në Stamboll – policia turke sjell “rrëfimin e saj”

Departamenti i Policisë së Stambollit ka dalë me një deklaratë rreth sulmit me bombë të ndodhur të dielën, 13.11.2022 në rrugën Taksim Istiklal në lagjen Beyoğlu të Stambollit.

Në këtë drejtim, policia e Stambollit ka bërë të ditur se janë ekzaminuar 1200 kamera sigurie, të cilat kanë parë rrugët e gruas së dyshuar që vendosi bombën deri në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi.


“Është konstatuar se personi është larguar nga vendi i ngjarjes me taksi dhe ka shkuar në lagjen Esenler, si dhe është kryer një operacion në 21 adresa, të cilat u konstatuan se ishin në kontakt me personin në studimin fiziko-teknik”, është thënë në deklaratën e policisë së Stambollit.

Ndërsa sa i përket identitetit të të dyshuarit, është thënë se në operacionin e zhvilluar në adresën e caktuar në orën 02.50 është kapur i gjallë shtetasja siriane Ahlam Albashir, që supozohet se ka kryer aktin.

“Në marrje në pyetje, personi deklaroi se ishte trajnuar si oficer special i inteligjencës nga organizata terroriste PKK/PYD/YPG dhe se ka hyrë ilegalisht në vendin tonë përmes Afrin për të ndërmarrë veprime”, thuhet në deklaratën e Departamenti i Policisë së Stambollit.

Studimet e nisura në lidhje me incidentin vazhdojnë në mënyrë të shumëanshme, është thënë në fund të deklaratës.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë shpërndarë edhe pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e arrestimit nga Departamenti i Policisë së Stambollit të personit që dyshohet se la bombën, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu kishte bërë më herët një deklaratë rreth sulmit me bombë.

Soylu deklaroi se personi që hodhi bombën në rrugën Beyoğlu Istiklal u ndalua nga Departamenti i Policisë së Stambollit.

Autoritetet thanë se gjashtë persona u vranë dhe 81 u plagosën në shpërthimin e së dielës në “Istiklal Avenue”, një rrugë e famshme e mbushur me dyqane dhe restorante që të çon në sheshin ikonik Taksim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori