LAJMI I FUNDIT:

Reshjet rekord gjatë fundjavës sollën përmbytje në Valencia – makinat u bllokuan në ujë, njerëzit u nxorën nga ekipet e shpëtimit

Reshjet rekord gjatë fundjavës sollën përmbytje në Valencia – makinat u bllokuan në ujë, njerëzit u nxorën nga ekipet e shpëtimit

Qindra njerëz u bllokuan në aeroportin e Valencias të shtunën pasi një stuhi përmbyti pistën dhe la aeroplanët të bllokuar për disa orë.

Stacioni i parashikimit të motit motit në aeroportin e Valencias regjistroi 66.1 litra shi për metër katror në vetëm një orë – reshjet më intensive të regjistruara për nëntorin, sipas agjencisë meteorologjike spanjolle AEMET, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Si pasojë, mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë vendin dhe një djalë 17-vjeçar gjeti vdekjen në rajonin verilindor të Zaragoza të premten, pasi një pemë të cilën ai po e strehohej u shemb mbi të.

Reshjet ishin veçanërisht të mëdha në rajonin juglindor të Valencias.

Në Tarragona të Katalonjës, stuhia ka lënë pa energji rreth 6600 banorë. Përmbytje janë raportuar edhe në zonat më qendrore të Spanjës.

Ndërkohë janë publikuar pamje që tregojnë se si zjarrfikësve iu desh të shpëtonin njerëzit që kishin mbetur të bllokuar në makina dhe shtëpi pasi shiu i madh shkaktoi përmbytje në Valencia, Spanjë.

Nuk është hera e parë këtë vit që rajoni në lindje të Spanjës përmbytet, zonë që pa reshje rekorde gjatë muajit maj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori