Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka bërë një deklaratë rreth sulmit me bombë në rrugën Istiklal, Stamboll nga i cili mbetën të vdekur gjashtë persona ndërsa të plagosur dhjetëra të tjerë.
Soylu deklaroi se personi që hodhi bombën në rrugën Beyoğlu Istiklal u ndalua nga Departamenti i Policisë së Stambollit.
Ai është shprehur se që nga momenti i shpërthimit, Policia e Stambollit dhe të gjitha njësitë janë duke punuar për vendin e origjinës, vendin ku është marrë urdhri dhe ata që kanë kryer aksionin.
Në këtë drejtim, mediat e huaja kanë shpërndarë edhe pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e arrestimit nga Departamenti i Policisë së Stambollit të personit që dyshohet se la bombën, përcjell Telegrafi.
Beyoğlu patlamasında bombayı bırakan kişi İstanbul Emniyet Müdürlüğü ekiplerince gözaltına alındı https://t.co/37aPK7sSH6 pic.twitter.com/PvWnoBwMAz
— Anadolu Ajansı (@anadoluajansi) November 14, 2022
Ndërkohë është bërë e ditur se autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 20 të dyshuar, duke përfshirë një person që besohet të ketë vendosur një bombë që shpërtheu në një rrugë këmbësorësh në Stamboll.
Dhe Suleyman Soylu tha se gjetjet fillestare treguan se militantët kurdë ishin përgjegjës për shpërthimin vdekjeprurës.
“Personi që vendosi bombën është arrestuar”, tha Soylu në një deklaratë gjatë natës të transmetuar nga agjencia zyrtare Anadolu dhe stacionet televizive lokale. “Sipas gjetjeve tona, organizata terroriste PKK është përgjegjëse”.
Janë arrestuar edhe 21 të dyshuar të tjerë, ka shtuar ai.
Beyoğlu patlamasında bombayı bırakan kişi İstanbul Emniyet Müdürlüğü ekiplerince gözaltına alındı https://t.co/Wne5e8HxPQ
— Anadolu Ajansı (@anadoluajansi) November 14, 2022
Autoritetet thanë se gjashtë persona u vranë dhe 81 u plagosën në shpërthimin e së dielës në “Istiklal Avenue”, një rrugë popullore e mbushur me dyqane dhe restorante që të çon në sheshin ikonik Taksim.
Ministri akuzoi gjithashtu forcat kurde që kontrollojnë pjesën më të madhe të Sirisë verilindore, të cilën Ankaraja e konsideron terroriste, se qëndrojnë pas sulmit.
“Ne besojmë se urdhri për sulmin është dhënë nga Kobane”, shtoi ai.
İstanbul Taksim'deki İstiklal Caddesi'nde saldırının yaşandığı yere karanfiller bırakıldı.#taksim pic.twitter.com/z5eiFgTDZq
— Beyoğlu Haber (@beyogluhaber_) November 14, 2022
Siç raportohet, rruga Istiklal është rihapur për qarkullim këtë mëngjes dhe njerëzit po vendosin karafila të kuq në shenjë respekti për viktimat dhe të plagosurit nga sulmi terrorist. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje