Gjashtë persona humbën jetën dhe 81 të tjerë pësuan lëndime pas një shpërthimi afër sheshit Taksim në Stamboll, një incident që presidenti Recep Tayyip Erdogan e ka quajtur një sulm me bombë “që duket terrorizëm”.
Të dielën, ambulancat u mobilizuan drejt vendit të ngjarjes në rrugën e mbushur plotë të Istiklal, të cilën policia e kishte rrethuar me shpejtësi. Zona, në lagjen Beyoglu të qytetit më të madh të Turqisë, ishte e mbushur me njerëz si zakonisht në fundjavë me blerës, turistë dhe familje, transmeton Telegrafi.
Duke folur para nisjes së tij në samitin e Grupit 20 në Indonezi të dielën, Erdogan tha se shpërthimi ishte “një sulm i pabesë” dhe u zotua se autorët e tij do të ndëshkoheshin.
“Njerëzit tanë mund të jenë të sigurt se fajtorët pas sulmit do të ndëshkohen siç e meritojnë”, tha ai në një konferencë për shtyp, duke shtuar se informacionet fillestare sugjeronin se “një grua luajti një rol” në të.
“Do të ishte gabim të thuash se ky është padyshim një sulm terrorist, por zhvillimet fillestare dhe inteligjenca fillestare nga guvernatori im është se sulmi duket terrorizëm”, tha Erdogan.
Katër persona vdiqën në vendngjarje dhe dy vdiqën në spital, tha Erdogan.
Siç u raportua nga autoritetet turke, prej 81 personave të lënduar, 39 janë liruar nga spitali. Nga 42 të mbeturit, pesë gjenden në kujdes intensiv. Dy prej pesë personave në kujdes intensiv janë në gjendje kritike.
Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay njoftoi zyrtarisht se shpërthimi ishte një sulm me bombë, dhe se konsiderohet akt terrorist si pasojë e shpërthimit të bombës nga një sulmues, që konsiderohet të jetë një grua.
Çfarë dihet dhe kush qëndron prapa këtij shpërthimi?
Mediumi Al Jazeera ka raportuar se në shpërthim dyshohet se janë të përfshirë tre persona, njëra prej të cilave është një grua dhe dy burra.
E dyshuara thuhet se lëshoi një çantë me eksplozivë në mes të rrugës të mbushur me civilë, dhe shpërtheu disa minuta pasi ajo u largua.
Sipas Al Jazeera-s, zyrtarët besojnë se ajo është një anëtare e Partisë – së jashtëligjshme – të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Dy burrat që dyshohen të jenë përfshirë në sulm, sipas Al Jazeera-s, thuhet se janë të vitit 2000.
Mirëpo, sipas deklaratave zyrtare nga autoritetet turke për momentin është një e dyshuar grua e përfshirë në shpërthim.
Sipas ministrit turk të drejtësisë, Bekir Bozdag, e dyshuara për sulmin e së dielës në Stamboll ishte ulur në stol për 40 minuta, kur pas kësaj ndodhi shpërthimi.
Bozdag deklaroi se nuk dihet identiteti i gruas së dyshuar për sulmin, por se të dhënat për atë janë duke u ekzaminuar.
“Të gjitha të dhënat janë duke u hetuar për të gjetur autorët dhe të gjitha agjencitë janë në kërkim të tyre”, u shpreh ai.
“Konsiderohet si një akt terrorist. Se për cilën organizatë terroriste bëhet fjalë, do të përcaktohet nga hulumtimi”, ka deklaruar zyrtari turk.
Sipas tij ekzistojnë dy mundësi për sulmin, “ose çanta ka një mekanizëm dhe ka shpërthyer vetë, ose dikush e ka shpërthyer nga larg”.
Video të shumta ka pasur lidhur me shpërthimin e së dielës në Stamboll, që tregonte njerëzit duke ikur nga paniku, gjithashtu edhe pamje të rënda të njerëzve në tokë.
Pamjet gjithashtu kanë kapur edhe shpërthimin që reflektoi me flakë.
Një video tjetër në rrjetet sociale ishte edhe ajo e momentit para shpërthimit e cila jepte indikacionin për çantën e vendosur në stol, si burim për shpërthimin e së dielës.
?? — NEW FOOTAGE: CCTV video shows the moment of the explosion at Taksim square in Istanbul, Turkey. It seems the explosion was caused by a bag left on a bench. pic.twitter.com/EIW4oeNuhw
— Belaaz News (@TheBelaaz) November 13, 2022
Mediet turke raportojnë se gruaja në imazhin e mëposhtëm me shami si dhe me pantallona kamuflazhi, mund të jetë e dyshuara për shpërthimin vdekjeprurës në Stamboll. /Telegrafi/
Përgatiti: Arigona Bytyçi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje