LAJMI I FUNDIT:

“Isha 50 metra larg, papritur u dëgjua shpërthimi dhe pashë njerëz në tokë”, dëshmitarët e sulmit me bombë në Stamboll tregojnë përjetimet e tyre

“Isha 50 metra larg, papritur u dëgjua shpërthimi dhe pashë njerëz në tokë”, dëshmitarët e sulmit me bombë në Stamboll tregojnë përjetimet e tyre

Dëshmitarët e incidentit në Stamboll të Turqisë kanë ndarë përjetimet në momentin kur ndodhi shpërthimi vdekjeprurës.

Siç raportohet, një dëshmitare, e cila foli për Al Jazeera, ka thënë se ajo mendoi se tingulli i shpërthimit erdhi nga një zonë ndërtimi kur e dëgjoi atë, në incidentin e së dielës në sheshin Taksim ku humbën jetën gjashtë persona.


Shpërthimi ndodhi pranë një dyqani veshjesh Mango në Istiklal, transmeton Telegrafi.

“Isha në Mango dy orë më parë. Pastaj shkuam në (lagjen ngjitur të) Cihangir dhe dëgjuam zhurmën e një shpërthimi ndërsa po hanim dhe nuk donim të mendonim se ishte një bombë”, tha Asena Hayal për Al Jazeera.

“Ne menduam se diçka ra nga një zonë ndërtimi, por më pas e kuptuam se nuk kishte punë ndërtimi të dielave. Më vonë mbërriti lajmi që tregonte se ishte një shpërthim”, shtoi Hayal.

Një dëshmitar tjetër i shpërthimit foli për agjencinë e lajmeve AFP për momentet e panikut gjatë incidentit.

“Isha 50-55 metra larg. Papritur u dëgjua zhurma e një shpërthimi. Pashë tre ose katër njerëz në tokë”, tha dëshmitari Cemal Denizci, 57-vjeçar.

“Njerëzit vraponin në panik. Zhurma ishte e madhe. Kishte tym të zi”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori