LAJMI I FUNDIT:

Paris Saint-Germain e demolon Auxerren

Paris Saint-Germain e demolon Auxerren

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Auxerre në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligue 1.

Kampioni aktual i Ligue 1 ka vazhduar sezonin pa humbje, duke marrë edhe fitoren e 13-të nga 15 ndeshje dhe duke betonuar pozitën e parë.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua e lojë thuajse të barabartë, por me vendasit më konkret duke shënuar një gol.

Goli i vete në këtë pjesë erdhi në minutën e 11-të me anë të Kylian Mbappe, i cili shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin të pamëshirshëm duke shënuar tri gola dhe duke marrë fitoren e radhës para pushimit të Kupës së Botës.

Në minutën e 51-të ishte Carlos Soler, i cili shënoi për epërsinë 2-0, ndërsa Achraf Hakimi (57’) u përkujdes për të dërguar shifrat në 3-0.

Goli i 4-0 u shënua nga Renato Sanches, ndërsa goli i fundit i ndeshjes u shënua nga  Hugo Ekitike, i cili u përkujdes për të vulosur fitoren me rezultat përfundimtar 5-0.

Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e parë me 41 pikë, ndërsa Auxerre renditet e 15-ta me 13 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, parisienët luajnë në udhëtim të Strasbourg, teksa Auxerre e pret Monacon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori