LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit pretendojnë se kanë granatuar ndërtesën me 500 ushtarë rusë

Ukrainasit pretendojnë se kanë granatuar ndërtesën me 500 ushtarë rusë

Rusët mbrëmë kanë granatuar qytetin ukrainas Nikopol në rajonin Dnipropetrovsko, por shpejt pasoi kundërpërgjigja nga ana e ushtrisë ukrainase.

Kreu i ushtrisë ukrainase për atë rajon, Valentin Reznichenko, ka publikuar në Telegram fotografitë e dy grave të lënduara në këtë sulm në Nikopol, transmeton Telegrafi.

“Rusët kanë shpërndarë forcat, sistemet raketore dhe artilerinë e rëndë – duke e gjuajtur Nikopolin dhe rrethinën e këtij qyteti”, shkroi Reznichenko.


Nikopol është dëmtuar rëndë, pasi në këtë qytet ranë mbi 40 granata dhe raketa.

“Dy gra të moshën 46 dhe 82-vjeçe pësuan lëndime. Që të dyja janë hospitalizuar dhe sërish mbeten në gjendje të rëndë”, shtoi Reznichenko.

Janë shkatërruar mbi 40 blloqe të ndërtesave kolektive dhe shtëpisë private, 40 rrokaqiej dhe disa tubacione të gazit.

Në shenjë hakmarrje, aeroplanët e ushtrisë ukrainase kryen dy sulme ajrore mbi pozicionet ruse, kurse këmbësoria dhe artileria kanë goditur pozicionet dhe personelin e ushtrisë së Putinit, ku përfshiheshin edhe pajisjet ushtarake në anën e majtë të lumit Dnipro.

Ndër tjerash, ukrainasit kryen një sulm në ndërtesën brenda të cilës ishin shpërndarë 500 ushtarë rusë.

Siç është bërë e ditur nga ministria ukrainase e Mbrojtjes, është kryer sulmi me precizitet të lartë në ndërtesën në afërsi të lumit Dnipro, ku ishin shpërndarë rreth 500 ushtarë të forcave pushtuese.

“Pas goditjes mbi ushtarë rusë, janë mbushur dy kamionë me ushtarë të vdekur në qytetin Tavrijsk, e 56 tjerë janë parë të lënduar rëndë të cilët dërgoheshin në spitalin më të afërt, nga ku është konfirmuar 16 prej tyre kanë ndërruar jetë”, thuhet ndër tjera në kumtesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Botë
Kalo në kategori