LAJMI I FUNDIT:

Alivanoset një fëmijë brenda autobusit të linjës Mitrovicë-Prishtinë, mosmarrëveshje mes një udhëtari dhe drejtuesve të autobusit

Alivanoset një fëmijë brenda autobusit të linjës Mitrovicë-Prishtinë, mosmarrëveshje mes një udhëtari dhe drejtuesve të autobusit

Një incident dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 12:00 brenda një autobusi të linjës Mitrovicë-Prishtinë.

Rastin e kanë konfirmuar për Telegrafin udhëtarët, që ishin në këtë autobus, duke dërguar edhe një video incizim, kur shihet gjendja kaotike e krijuar brenda autobusit, derisa një udhëtar i ka kërkuar shoferit të autobusit që të hap një dritare për ajrosje, pasi një vajzë nuk ndihej mirë me shëndet.

Një udhëtare brenda autobusit ka rrëfyer ngjarjen. Ajo thotë se gjendja ka eskaluar kur kondukteri i kërkon udhëtarit që të dalë jashtë nga autobusi, të cilin, më pastaj, sipas saj, e kanë sulmuar fizikisht konduktori dhe shoferi i autobusit.


“… Jam tmerru dhe akoma jam duke qajt. Sot ka ndodhur rreth orës 12:15. Duke ardh nga Vushtrria, diku Stanovc apo Novosellë, spo e  di saktë. Një vajzë u ndi keq. Autobusi ka qenë plot. Ai zotëria që ishte aty u çu në këmbë dhe kërkoi që të hapet dritarja, se asaj vajzës i ka ra të fiktë. E mandej ata i thanë ‘kush je ti që po e ngrit zanin në autobus tem’. Zotëria i tha ‘vajza s’po ndihet mirë e po don me i ra të ligë’. Ata nuk deshtën me hap dhe e ndalën autobusin. I bërtitën atij zotërisë ‘kush je ti që po bërtet kështu’. Zotnia pa fol kurrgjë keq. Ata plus ia ngjitën ‘pse po fol ti pa lidhje’. Ne kemi qenë prezent shumë veta dhe krejt kanë qenë me telefona duke incizua. E qiten jashtë dhe e kanë rreh atë plakun. Ai plaku e lypke një çantë e këta nuk ia jepshin. Ai i tha ‘ani, kthemi paret masi po më qitni nga autobusi’. E, e këta as nuk ia jepen paret. E kapën e qitën jashtë dhe e rrehen atë plakun. E lanë midis rruge… Kondektori  dhe shoferi e rrahën”, tha ajo.

E pyetur se si kanë reaguar udhëtarë tjerë, ajo tha “S’kemi guxu asnjëri. Ata me atë qikën bërtitshin non stop, ‘marre ju koft’. Edhe ai plaku dhe ata që kanë qenë me atë qikën kanë zbrit nga autobusi”, ka thënë kjo qytetare për Telegrafin.

Telegrafi po ashtu ka kontaktuar me përfaësues të kompanisë transportuese (emri i kompanisë i njohur për Redaksinë), të cilët në bisedën e parë e pranuan që ka ndodhur një incident. Mirëpo, në telefonatën e dytë për të marr informata shtesë, ata e mohuan ngjarjen.

Në telefonatën e parë përfaqësuesi i kësaj kompanie tha: “Po. Një fëmijë ka qenë pak sëmurë dhe e kemi ndal autobusin, tek ‘INA’ në Kçiq… E kam marr atë qikën ia kemi la sytë. Me nënën e vet e ka shti në market, ia kemi ble një pije kemi nejt nja pesë minuta… Telashja ka qenë me një burrë, duke më bo presion mu qele kapakun nalt…. E unë ia kam qel asaj qikës xhaminë anash… Ka vazhdua me presion dhe ka fol fjalë të ndyta”, tha ai.

I pyetur nëse ka pas tensionim të situatës mes kondukterit dhe udhëtarit të autobusit, ai e mohoi një gjë të tillë.

“E kam qit në tokë, ia kam kthy biletën, paret dhe kurrgjo më shumë… S’kam nevojë me bërtit në autobus… Kush ka telashe le të raporton… Nëse ka pas dikush diçka me ne a diçka është stacioni i policisë…”, tha ai.

Ai mohon të ketë sulmuar fizikisht dikë.

Telegrafi po ashtu ka pyetur në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës nëse kanë informacion për këtë incident, mirëpo ende nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha Telegrafit se ende nuk kanë ndonjë raportim për një rast të tillë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori