LAJMI I FUNDIT:

Leo Messi flet pas publikimit të listës së Argjentinës: Jemi shumë të emocionuar për këtë Kampionat Botëror

Leo Messi flet pas publikimit të listës së Argjentinës: Jemi shumë të emocionuar për këtë Kampionat Botëror

Leo Messi dhe e gjithë Argjentina kanë shpresa të mëdha për këtë Kampionat Botëror që mbahet në Katar.

Albicelestet po vijnë nga një seri e shkëlqyer rezultatesh pozitive dhe në formë të lartë, ku grupi i tyre i lojtarëve konsiderohet shumë i fortë.

Kjo është arsyeja pse Leo Messi, në një prononcim për gazetën ‘Olé’, ka qenë i emocionuar për ngjarjen e Kupës së Botës që do të nisë.


Ai e di që Argjentina është një nga favoritët, por i mban me këmbë në tokë të gjithë.

“Jemi shumë të emocionuar. Po kalojmë një moment të madh, por një Botëror është shumë i vështirë. Çdo detaj mund të të lërë jashtë çdo loje”.

“Nuk fiton gjithmonë logjika, nga ndeshja e parë në të fundit duhet të kalojmë në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin intensitet dhe përqendrim”.

Me ekipe si Franca, Brazili, Holanda, Belgjika, Spanja… Leo Messi e di se duhet shumë punë për të fituar Kupën e Botës dhe duhet të mposhtësh më të mirët.

“Ne do të luftojmë për Kupën e Botës, por nuk do të fitojmë pa luajtur. Duhet të mendohet për ndeshjen e parë, të fillojë me fitore. Ky grup është i përgatitur për kohë të vështira, nga aty vjen”, ka thënë Messi.

Argjentina është në grup me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Ancelotti flet për lëndimin e Carvajal: Jemi të trishtuar

Ancelotti flet për lëndimin e Carvajal: Jemi të trishtuar

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Carvajal poston foto në Instagram pas lëndimit, tregon se do t'i mungojë gjatë Realit

Carvajal poston foto në Instagram pas lëndimit, tregon se do t'i mungojë gjatë Realit

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Fatin e De Rossit mund ta ketë edhe Juric, Roma mund ta shkarkojë trajneri kroat vetëm pas 20 ditëve

Fatin e De Rossit mund ta ketë edhe Juric, Roma mund ta shkarkojë trajneri kroat vetëm pas 20 ditëve

Serie A
Kalo në kategori