Chris Evans – i cili sapo u emërua ‘mashkulli më i pashëm në botë’ në fillim të kësaj jave – duket se ka një partnere të re në jetën e tij.
Të enjten (10 nëntor), People raportoi se ylli 41-vjeçar është në lidhje me bukuroshen 25-vjeçare, Alba Baptista nga Portugalia për më shumë se një vit dhe lidhja është ‘serioze’.
“Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur. Familja dhe miqtë e tij të gjithë e adhurojnë atë”, tha një burim.

Megjithëse Chris ende nuk e ka konfirmuar romancën e tij me aktoren e re, dyshja u panë të kapur për dore vetëm disa orë pasi u publikua lajmi se ata janë në lidhje.
Në fotot e marra nga Page Six, ylli i Marvel, dhe aktorja portugeze u përpoqën të qëndronin nën radar ndërsa po bënin një shëtitje nëpër Central Park në New York.
Çifti u mbajte duart me njëri-tjetrin ndërsa kalonin nëpër rrugët e mbushura me njerëz, ndërsa mbanin syze dielli dhe maska për fytyrën.

Të dy aktorët u dukën të thjeshtë, Evans me pantallona sportive gri, një këmishë të zezë dhe një kapele, ndërsa Baptista zgjodhi dollakë të kuq të ndezur dhe një xhemper ngjyrë bezhë.
Ylli i “Captain America” dhe partnerja e tij e re u duk se vunë re paparacët në një moment, sepse ata ulën shpejt kokën dhe e lëshuan duart e njëri-tjetrit duke dalë nga parku.

Pavarësisht ndrojtjes së tyre rreth kamerave, një burim i tha People: “Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur. Familja dhe miqtë e tij të gjithë e adhurojnë atë”.
Sidoqoftë, Evans e ka pasur të vështirë t’i mbajë ndjenjat e tij larg rrjeteve sociale, sepse la një koment në postimin e aktores në Instagram.
Ndërsa Evans mund të jetë “mashkulli më i pashëm në botë”, Baptista ka një listë po aq mbresëlënëse të arritjeve.

Ylli i “Harris Goes to Paris” flet pesë gjuhë dhe ka bërë “një sasi të madhe punësh humanitare” në një jetimore në Kamboxhia.
Në moshën 16-vjeçare, ajo punoi në një film të shkurtër në Miami, duke i dhënë asaj çmimin për aktoren më të mirë në festivalin “Iberico de Cine”.
Më pas ajo luajti në disa filma në Portugali duke përfshirë: Caminhos Magnetykos nga Edgar Pera dhe Equinocio nga Ivo Ferreira.

Në vitin 2019 ajo u shfaq në filmin Patrick, debutimi regjisorial i Gonçalo Waddington, dhe i cili ishte në garë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian.
Ndërkohë, Chris ka qenë duke filmuar filmin aksion-komedi Amazon Prime me Dwayne Johnson.
Filmi i shumëpritur do të xhirohet këtë vjeshtë në Atlanta, Georgia me datën e publikimit në vitin 2023. Në projekt janë edhe aktoret Kiernan Shipka dhe Lucy Liu.
Teksa sa i përket jetës private, në të kaluarën ai është takuar me aktoret Jenny Slate, Minka Kelly dhe Jessica Biel. Dhe këtë vit ai u përfol se ishte i afërt me Selena Gomez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker