Ramiz Kelmendi, ish deputet i Kuvendit të Kosovës ka analizuar situatën në veri të vendit, ndërsa ka thënë se liderët e Serbisë ndërtuan në atë mënyrë çështjen e targave dhe kurthin politik duke bërë që institucionet e Kosovës të bien shumë keq.
Kelmendi në një postim në Facebook duke folur për zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht në veri tha se kokëfortësia është epitet pozitiv vetëm atëherë kur je i vendosur për të shtyrë proceset përpara pa dallime dhe anime, pa hakmarrje dhe ndryshime politiko-ekonomike që cenojnë orientimin tonë si Kosovë.
STATUSQUOJA NË VERI TË KOSOVËS, ZGJATJA E SAJ
Lexues të nderuar, gjatë tërë shkrimit e kam parasysh se nga ana tjetër kemi liderët serbë, pra liderë të Serbisë që kanë vrarë, persekutuar, kanë kryer gjenocid dhe asnjëherë nuk pres prej tyre të jenë njerëzorë ndaj nesh dhe si të tillë duhet të kuptohen.
Tek serbet gënjeshtra është krenari kombëtare dhe sa më shumë e sa më mirë gënjejnë atëherë më kombëtarë dalin (para vetës) dhe këtë duhet ta kemi parasysh!
Më kujtohet qartë, kur një pacient i cili ishte në spital përdori shishen e Coca-coles për t’i plotësuar nevojat seksuale dhe gjatë aktit i ishte thyer shishja. Sa dhuna, sa persekutimi ndodhi për të gjetur atë që nuk ekziston dhe e tërë opinioni jugosllav e ndërkombëtarë u sensibilizuan.
Më kujtohet qartë te kafiteria tek Gjimnazi i Pejës kur u vranë djemtë e rinj të prindërve që nuk zbatonin largimin e shqiptarëve nga puna. Dhe “këtu sa kush u vra e u persekutu nga qytetarët dhe UÇK-ja” dhe pas 20 vjetëve Qeveria e Serbisë doli e pranoi se ishte akt shtetëror i tyre. Kjo për të bindur serbët e pabindur kundër shqiptarëve, ndërkaq sot kemi rastin e zjarrëvënieve të makinave dhe pasurive të serbëve jolojalë ndaj politikes së Serbisë.
Me këso aktesh jam rritur unë dhe brezi im dhe këto akte i kam luftuar me të gjitha mjetet dhe në të gjitha periudhat kohore.
Liderët e Serbisë, targat, sanksionimet dhe kurthi politik që ndërtuan në atë mënyrë që institucionet e Kosovës ranë dhe atë shumë keq dhe nuk ka pasur dhe nuk do ketë më keq deri më tani që për fat të keq nuk do dimë si do jetë e ardhmja e vendit.
Kokëfortësia është epitet pozitiv vetëm atëherë kur je i vendosur për të shtyrë proceset përpara pa dallime dhe anime, pa hakmarrje dhe ndryshime politiko-ekonomike që cenojnë orientimin tonë si Kosovë.
Kjo sepse shpesh kur pala tjetër t’i dëgjojë qëndrimet dhe këmbëngulja për t’i zbatuar ato, atëherë e ka të lehtë të manipulojë, siç i përdori Serbia qëndrimet e palëkundura të liderëve shtetëror.
Është e ditur se disa të tillë sa me shumë i lusin aq më shumë këmbëngulin në pozicionet që mbajnë, pra nuk dorëzohen dhe vazhdojnë ta bindin vetën dhe qytetarët se janë në rrugën e drejtë (po në rrugë të drejtë, por jo në rrugën e mundshme, e mundshmja është më e drejta).
– Së pari refuzimet e shtyrjes se implementimit të vendimit për targa (refuzimi i SHBA së dhe BE së) ka bërë që liderët e Serbisë të angazhojnë elemente pro-ruse, pro-serbe që t’i nxisë serbët, që të largohen nga shërbimi në institucione dhe të paralizojnë institucionet dhe veprat penale që munde të krijohen (edhe lideri i kishës Ortodokse kërkoj dhe garantoi qetësi gjatë kësaj kohe. Implmentimi i fesë në këto çështje politike).
– Së dyti duke mos pasur asnjë mekanizëm për të zbatuar në pjesën veriore (si për të shtypur tiketa kur ndoshta janë mbi 10 mijë makina), cili polic vepron kundër qytetarëve të vet për një pagë, për një institucion që nuk e do fare (ne vet kemi zbatuar të njëjtën gjë kur e kemi luftuar Serbinë në Kosovë dhe kjo ka dhënë rezultat – Policët janë zhveshur, apo gjatë demonstratave të 81-tës, i kanë izoluar policët vendor dhe kanë sjellë policët special nga Serbia) dhe kjo u bë avantazh për kërkesat tona.
– Së treti a kemi polic hetues? Jo. A kemi polic në komunikacion? Jo. A kemi prokurorë, a kemi gjykatës? Jo.
Pra është krijuar një ambient hapësinorë joligjor dhe jofunksional. Çdo akt terrori ndajë Policisë së Kosovës do jetë i pazbuluar. A kemi bashkëpunim me qytetarë? Jo … A kemi bashkëpunim me EULEX? Jo!
Ata e dinë për rrotullime, thyerje xhamash nga po këta që janë duke kërkuar bashkëpunim, pra kjo e vështirëson bashkëpunimin.
– Së katërti, a është bashkësia ndërkombëtare me ne?… Jo. Sepse në çdo prononcim po këmbëngulin që të krijohet Asociacioni. A mendoni se cili (për mua nuk ishte dashur të jetë fare), a mos ndoshta do të krijohet një trupë politike që pastaj të jetë në tavolinën e dialogut, që mos Lajçak do udhëtojë nga Prishtina në Zveçan edhe kjo mundë të ndodhë.
– Së pesti, duhet filluar nga një zero jo e përshtatshme (sikurse të kishim fuqi dhe mbështetje siç ishte UÇPMB-ja e cila vepronte në zonën e mbrojtur mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës që të tërheqë paralele politike për të përmbyllur të drejtat e tyre legjitime).
– Së gjashti duhet të angazhohen dhe të veprojnë institucionet duke kërkuar ndihmën e shqiptaro amerikanëve, ndihmën e liderëve opozitarë dhe atyre liderëve që për shkak të montimeve politike të Serbisë po qëndrojnë padrejtësisht të izoluar në mënyrën më johumane në Hagë (së pari tu kërkojmë falje për sjelljet tona jo korrekte ndaj mbështetjes së tyre, për afaristët e shumtë që kanë shkrirë kapital dhe kohë që të ngrisin çështjen e shqiptarëve në SHBA).
– Së shtati, të vendoset karta e vetme e mundshme – shkëmbimi i territoreve në tryezën e dialogut në Bruksel. Kjo na mbanë në dialog me Serbinë (por këtë duhet arritur me mbështetjen e Washingtonit) dhe si rezyme të nderuar liderë institucionalë e politikë Kosova është në krizë për tu cunguar seriozisht me territore.
Historia jonë ka treguar së gjatë tërë periudhave trojet shqiptare janë cunguar, jo për mungesë trimërie, kokëfortësi por për shkak mungesës së politikanëve të zgjuar në tryezë. Pastaj edhe mundë të etiketohemi edhe tradhtarë, e jo kombëtarë etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje