Kuvendi i Kosovës me 61 vota për ka miratuar në parim Projektligjin për Prokurorin e Shtetit. I njëjti u konsiderua i domosdoshëm nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo tha se përmes tij synojnë avancimin e mëtejshëm të legjislacionit lidhur me sistemin prokurorial.
“Synojmë avancimin e mëtejshëm të legjislacionit lidhur me sistemin prokurorial. Reformat në sistemin e drejtësisë janë të nevojshme me qëllim që të rrisin integritetin brenda sistemit, por edhe efikasitetin, përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe etikën”.
“Strategjia për sundimin e ligjit, por edhe rishikimi funksional i sistemit të drejtësisë kanë paraparë ndryshime ligjore në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit me qëllim të përmirësimit të qëllimit të cekur më herët”, tha Haxhiu.
Megjithëse i dha përkrahje në parim këtij projektligji, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se në mes të dy leximeve duhet të përcaktohen afate për presidentin e vendit për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
“Domosdoshmërinë që ne të përcaktojmë afate për presidentin e vendit për emërimin e kryeprokurorit të shtetit. Tani jemi dëshmitar me presidenten Osmani, nuk është hera e parë, ka pasur edhe me presidenten Jahjaga që ka pasur një periudhë gati 7 muaj, organi kryesor i akuzës ka mbetur pa kryeprokuror”.
“Ky boshllëk ligjor i ka mundësuar presidentëve që të abuzojnë me këtë mundësi dhe të lënë organin kryesor të akuzës pa udhëheqje. Është e domosdoshëm që të përcaktohen afatet që brenda një periudhe presidenti të jep vlerësimin e vet ose të dekretojë kryeprokurorin ose të refuzojë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar