LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali amerikan: Mbi 100 mijë ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur në Ukrainë

Gjenerali amerikan: Mbi 100 mijë ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur në Ukrainë

Gjenerali amerikan Mark Milley, ka thënë se mbi 100 mijë ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur në luftën në Ukrainë, kurse forcat ukrainase kanë sipas të gjitha gjasave numrin e ngjashëm të viktimave.

“Mbi 100 mijë ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur. Njëjtë sipas të gjitha gjasave është edhe në palën ukrainase”, shtoi Milley, transmeton Telegrafi.

Shifrat që i tha Milley, janë më të precizet që deri më tani i kanë dhënë Shtetet e Bashkuara, pas më shumë se nëntë muajve luftime të ashpra në Ukrainë.


Milley gjithashtu theksoi se ekzistojnë gjasat që të ndodhin bisedimet që do t’i jepnin fund luftës, dhe se fitorja ushtarake ndoshta nuk mund të jetë në favor të asnjërës palë – pra as Ukrainës e Rusisë.

“Duhet të ketë një njohje reciproke se fitorja ushtarake ndoshta në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk mund të arrihet me mjete ushtarake, dhe për këtë arsye ju duhet t’i drejtoheni mjeteve të tjera”, shtoi gjenerali amerikan, i cili theksoi se “ekziston një mundësi për negociata”.

Këto komente të Milley, vijnë në kohën kur Rusia ka urdhëruar trupat e saj që të tërhiqen nga qyteti i Khersonit në jug të Ukrainës, që është një goditje shumë e madhe për Moskën.

Por, zyrtarët në Kiev kanë reaguar me një dozë kujdesi, duke thënë se pak gjasa ekzistojnë që ushtria ruse të braktisë qytetin me rëndësi strategjike pa vazhduar betejën, e presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja e trupave ruse është dëshmi se Moska ka “probleme të vërteta” në fushëbetejë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Kalo në kategori