LAJMI I FUNDIT:

Operacion ndërkombëtar për goditjen e mashtrimeve me kriptovalutat, gjashtë të arrestuar në Shqipëri

Operacion ndërkombëtar për goditjen e mashtrimeve me kriptovalutat, gjashtë të arrestuar në Shqipëri

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja, ka bërë me dije në një konferencë për shtyp se prej më shumë se një viti po hetohet një skemë abuzive në fushën e kriptovalutave, ku është përfshirë edhe Shqipëria, së bashku me shtatë shtete të tjera.

“Prej më shumë se një viti hetohet një skemë abuzive në fushën e kriptomonedhave. Janë përfshirë 8 shtete në hetim, përfshirë Shqipërinë. U bëj thirrje shtetasve shqiptarë që të mos përfshihen në këto aktivitete kriminale, që në dukje të sjellin një fitim të shpejt, por më pas sjellin ndëshkimin për veprën e kryer”, tha Kraja.


Deri tani, janë arrestuar gjashtë persona, katër nga SPAK dhe dy me urdhër-arresti të huaj.

Ened Nakuci, prokuror i SPAK, dha detaje nga operacioni.

“Hetimi i nisur bazë një informacioni nga Spanja për “call center” në Shqipëri që mashtronin shtetas spanjollë. Pas ekzekutimit të disa letërporosive, u krijua një skuadër e përbashkët hetimore e ngritur nga autoritetet suedeze. Për shkak se në këtë veprimtari përfshiheshin disa kompani që operonin në Shqipëri, SPAK regjistroi një hetim. Janë me qindra e mijëra viktima. Të dyshuarit kanë bërë vjelje të ardhurash me kriptovaluta. Sipas hetimit, dëmi i shkaktuar është rreth 50 milionë euro çdo tre muaj”, tha Nakuci.

Ndërsa kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, u shpreh se jetojmë në kushte globalizmi, ku është krijuar terren i favorshëm që krimi inteligjent të gjejë shtrirje kapilare në gjithë botën.

“Për mua është hera e parë që dalim bashkarisht para publikut, për rezultatet e një pune të suksesshme, por nuk është hera e parë që takoj drejtuesit e SPAK-ut. Nga dita e parë e punës kam pasur qëllim krijimin e një klime bashkëpunimi institucionale. Nga Kraja na janë krijuar të gjitha lehtësirat për rezultate konkrete”, tha ai.

“Bashkë me bashkëpunëtorët e mi në polici jemi duke punuar për të rialokuar burimet tona njerëzore e logjistike dhe përshtatje të strukturave në këtë realitet të ri”, shtoi Rrumbullaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori