LAJMI I FUNDIT:

Pozita ia përmend armën me shurdhuese, Tahiri: Shkaku i kësaj jam kërcënuar

Pozita ia përmend armën me shurdhuese, Tahiri: Shkaku i kësaj jam kërcënuar

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit për herë të parë i është kundërpërgjigjur akuzave të zyrtarëve të Qeverisë se ka mbajtur armë me shurdhuese në kohën kur ishte shef i kabinetit në Qeverinë Thaçi.

Para deputetëve, Tahiri ka thënë se për shkak që disa herë ia kanë përmendur këtë armë, është kërcënuar nga një person, i cili më pas ka rezultuar se është i burgosur në Podgoricë.

“Për punën e shurdhuesve, duke i përmendur ju unë kam marrë kërcënim. Më kanë kërcënuar gruan dhe fëmijët. Policia përmes një raporti thotë se personi është identifikuar dhe është në vuajtje të dënimit në Podgoricë për organizimin e një vrasje. Pra, ai është një vrasës që më shkruan mua nga burgu për punën e shurdhuesve”, ka deklaruar ai.


Tutje, ai ka thënë se ato armë janë blerë për sigurimin e kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi.

“Janë armë që janë ble për sigurimin e kryeministrit në atë kohë e që s’kanë të bëjnë me mua. E kam konfirmimin prej policisë që personi që më shkruan mua është në burg. Ju me këtë retorikë keni me u përplas keq me neve”, është shprehur shefi i deputetëve të PDK-së, teksa i është drejtuar Qeverisë.

Tahiri po ashtu ka pretenduar se sa herë që e merr fjalën në Kuvend, ofendohet e kërcënohet me fjalë të rënda nga zëvendëskryeministri Bensik Bislimi dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Edhe ne jemi njerëz e ofendime të tilla nuk i tolerojmë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, në seancën e sotme të Kuvendit por edhe në seancat e tjera, Tahiri është quajtur nga kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e disa ministra të kabinetit qeveritar si “deputeti me shurdhuese”, referuar një publikimi në media ku thuhej se ai kishte mbajtur armë me shurdhuese në kohën kur ishte shef i kabinetit të Qeverisë Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori