LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit prodhojnë armën e dedikuar enkas për rrëzimin e dronëve rusë

Ukrainasit prodhojnë armën e dedikuar enkas për rrëzimin e dronëve rusë

Ukrainasit po tregohen shumë kreativ dhe inovatorë në luftën kundër rusëve.

Ata së fundmi në Mykolaiv kanë prodhuar një armë të tyre e cila është dedikuar enkas për rrëzimin e dronëve, që rusët i kanë marrë nga iranianët dhe po i përdorin për të sulmuar infrastrukturën e tyre energjetike, transmeton Telegrafi.

Garda Nacionale në bashkëpunim me teknikët civilë kanë prodhuar një lloj mitralozi të kalibrit të madh, që po thuhet se janë bërë “makth” i dronëve të rusëve.


“Kur populli ukrainas bashkohet, idetë dhe projektet e mëdha lindin”, tha Dmytro Horbachyk nga Garda Nacionale e Ukrainës.

Kievi pretendon se ka arritur të rrëzojë 80 për qind të dronëve rusë, kurse këtë e ka mbështetur edhe Dmytro Pletenchuk nga zyra rajonale e administratës ushtarake në Mykolaiv.

“Është numër shumë i madh, sepse është shumë e vështirë të rrëzohen 100 për qind të fluturakeve”, shtoi Pletenchuk.

Në anën tjetër, gjatë 5 nëntorit Irani pranoi për herë të parë publikisht se ka furnizuar Rusinë me dronë që ndryshe po njihen si dronët kamikazë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Kalo në kategori