LAJMI I FUNDIT:

Brenda ‘qytetit’ të krijuar vetëm për fansat e Kupës së Botës në Katar: Dhoma të vogla në kontejner, por të shtrenjta për qëndrim ditor

Brenda ‘qytetit’ të krijuar vetëm për fansat e Kupës së Botës në Katar: Dhoma të vogla në kontejner, por të shtrenjta për qëndrim ditor

Fansat e futbollit që do të udhëtojnë në Katar kanë mundësinë të shohin se si do të duken dhomat e vogla të stilit të kontejnerëve që i presin në Katar, ndërsa çmimi për to shkon në mbi 200 euro nata.

Kupa e Botës është më pak se dy javë larg, ndërsa kësaj radhe do të zhvillohet në vendin e vogël të Katarit.

Katari ka krijuar furishëm infrastrukturë për të përballuar fluksin e mbështetësve nga e gjithë bota.


Imazhet e reja nga fshati i tifozëve të Al-Emadi tregojnë se çfarë do të kenë tifozët me dhomat në stilin e kontejnerëve që janë të vendosur nëpër shkretëtirë.

Fotografitë tregojnë se pjesa e brendshme përbëhet nga dy krevate teke ose një krevat dopio brenda dhomave të ngushta.

Tualetet, mini-frigoriferi dhe pajisjet për të bërë çaj dhe kafe janë gjithashtu të dukshme në imazhe.

Stafi ka qenë në punë gjatë javëve të fundit duke përgatitur dhomat, të cilat po përgatiten të presin deri në 60,000 fansa.

Dhomat janë të gjitha krah për krah dhe shtrihen nëpër fusha të mëdha, ndërsa Katari duket të krijojë hapësirë ​​për numrin e madh të vizitorëve.

Fotografitë tregojnë gjithashtu hapësira të mëdha si salla ngrënieje për tifozët e uritur.

Për shkak të ligjeve strikte të Katarit për alkoolin, shikimi i ndeshjeve nga tifozë e dehur dhe pa këmisha, nuk do të ekzistojë.

Alkooli mund të shitet dhe të pihet vetëm në restorantet dhe baret e hoteleve që kanë licenca dhe zona të tifozëve në kohë të caktuara.

Nuk dihet nëse fshatrat e tifozëve ku janë dhomat portative do të përfshihen si zona ku tifozët lejohen të pinë.

Mosha e ligjshme e pijes në vend është gjithashtu 21 vjeç dhe tifozët duhet tregojnë ID me foto ose pasaporta përpara hyrjes.

Katari është gjithashtu shumë i rreptë kur bëhet fjalë për drogën dhe kushdo që kapet në posedim mund të përballet me dënime të rënda si dënim me burg afatgjatë ose dëbim.

Kupa e Botës ka qenë e mbuluar me polemika, që kur Katari foli  për pikëpamjet e tyre për homoseksualitetin dhe të drejtat e njeriut.

Ka pasur gjithashtu zemërim për numrin e punëtorëve emigrantë që kanë vdekur gjatë ndërtimit të stadiumeve për turneun.

Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter e pranoi në fillim të kësaj jave se dhënia e të drejtave të Kupës së Botës për Katarin ishte një “gabim”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Kalo në kategori