Bashkimi Evropian prezantoi të mërkurën një plan për t’i ofruar Ukrainës rreth 18 miliardë euro ndihmë financiare vitin e ardhshëm në pagesa të rregullta për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta që të mbajë funksionimin e objekteve të tij të energjisë dhe të kujdesit shëndetësor, si dhe të financojë pagat dhe skemat e pensioneve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dega ekzekutive e BE-së, Komisioni Evropian, tha se ndihma do të përfshinte kredi me kushte jashtëzakonisht të favorshme me vlerë rreth 1.5 miliard euro çdo muaj, ndoshta duke filluar nga janari.
Ukraina nuk do të duhet të rimbursojë fondet për të paktën një dekadë dhe vendet anëtare të BE-së do të mbulojnë kostot e interesit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Ukrainës do t’i nevojiten 3-4 miliardë dollarë çdo muaj në vitin 2023.
Kontributi i 27 vendeve të BE-së do të krahasohet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa donatorë të tjerë dhe institucione financiare pritet të plotësojnë hendekun.
“Ukraina ka nevojë për ndihmën tonë”, ka thënë zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit, Valdis Dombrovskis teksa zbuloi planin.
Ai tha se qeveria në Kiev ka nevojë për financim “të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm”.
Në të njëjtën kohë, BE pret që ajo të trajtojë më mirë mashtrimin dhe korrupsionin dhe të forcojë sundimin e ligjit.
Komisioni synon të marrë hua paratë në tregjet e kapitalit duke përdorur peshën e kombinuar të 27 vendeve për të siguruar kushte më të favorshme.
Një pjesë e përpjekjeve do të përfshinte ristrukturimin e një pjese të buxhetit afatgjatë të BE-së dhe kjo kërkon miratimin unanim të vendeve anëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Mediumi "Huffingtonpost": Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania