LAJMI I FUNDIT:

Nëntë shkolla kanë marrë njoftime për bomba, MPB: Këto janë raportime të rreme

Nëntë shkolla kanë marrë njoftime për bomba, MPB: Këto janë raportime të rreme

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me njoftimet e sotme se nëntë shkolla në territorin e Shkupit kanë marrë mesazh në adresën e emailit me kërcënim për vendosjen e mjeteve shpërthyes, ndërsa është konstatuar se këto janë raportime të rreme.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet inspektuese antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme./Telegrafi/