LAJMI I FUNDIT:

Po “koteshin” nëpër istikame, ukrainasit i vënë ushtarët rusë “në gjumë të përjetshëm” – u hedhin nga dronët predha

Po “koteshin” nëpër istikame, ukrainasit i vënë ushtarët rusë “në gjumë të përjetshëm” – u hedhin nga dronët predha

Kievi nuk po i lë ushtarët rusë që as gjumin ta bëjnë rehat, ndërsa dronët e ukrainasve po “patrullojnë 24/7” dhe po vëzhgojnë situatën.

Një video e filmuar nga ajri shfaq ushtarët rusë që i kishte zënë gjumi nëpër istikame, por ishin predhat që u binin nga lart që i vënin ata në “gjumë të përjetshëm”, transmeton Telegrafi.

Ata shihen të strukur nëpër istikame e disa prej tyre që ishin në gjumë, nuk patën rastin as të lëvizin kur u goditën nga predhat që u binin shumë pranë kokave.


E me këtë ukrainasit kanë filluar të tallen me ushtarët e Putinit – duke pretenduar se po i vënë në “gjumë të përjetshëm”.

Pamje të tilla të aksioneve të ukrainasve janë bërë çdo herë e më të shpeshta, e për këtë më së miri flet kundëofensiva e tyre që i detyroi rusët të tërhiqen nga shumë rajone. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Mediumi

Mediumi "Huffingtonpost": Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën

Evropa
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Evropa
Kalo në kategori