LAJMI I FUNDIT:

Rama akuzon PD-në se ka tentuar të rrëzojë qeverinë me paratë ruse

Rama akuzon PD-në se ka tentuar të rrëzojë qeverinë me paratë ruse
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga foltorja e Parlamentit akuzoi Partinë Demokratike se është paguar nga Rusia për të rrëzuar qeverinë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se raporti i CIA-s e konfirmon lidhjen e parave ruse me PD.

“Po të kishit ju fytyrë, nuk i bënit Shqipërisë ato që i keni bërë. Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Juve mirë që nuk keni ditur çfarë keni bërë, por edhe sot nuk dini çfarë flisni. Pse duheshin derdhur paratë ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj? Për ta bërë Shqipërinë më të drejtë? Deri dje mund ta thonit që nuk i keni marrë ato para, por tani, kur është raporti i CIA-s që e thotë, ju nuk keni gojë të flisni se çfarë do të bëhet me vendin tonë e kush do të investojë në vendin tonë”, tha Rama.


Akuzat erdhën pas diskutimeve për buxhetin e vitit 2023 dhe investimit në Portin e Durrësit.

Sipas kryeministrit, “po bëhet një investim që nuk është imagjinuar ndonjëherë, që e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme të turizmit në Mesdhe”.

“Këtu u fut me procedurë të përshpejtuar projektligji.E futëm në procedurë të përshpejtuar sepse kështu donim ne, nuk kemi kohë për të humbur, kemi mbi një vit që po negociojmë kontratën. Por, ju jeni ca të mbaruar dhe të pafytyrë. Nuk keni as fe, as atdhe, pasi merrni nëpër gojë dhe akuzoni për aferë një kompani nga më të mëdhatë e botës”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Lajme
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Kalo në kategori