LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Vetëvendosje publikon videon e vitit 2007, kur Albin Kurti në protestë kundërshtonte Asociacionin

Lëvizja Vetëvendosje publikon videon e vitit 2007, kur Albin Kurti në protestë kundërshtonte Asociacionin

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me shpërndarjen e videove, kësaj radhe nga një protestë e vitit 2007, kur kreu i LVV-së, Albin Kurti, fliste për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kjo video vjen në kohën kur faktori ndërkombëtar, SHBA dhe BE po kërkojnë nga Kurti të fillojë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në videon e publikuar, shihet Kurti teksa thoshte se “po dojnë me maru komuna me shumicë serbe, që kanë me pasë jashtëzakonisht ma shumë kompetenca se komunat me shumicë shqiptare”.


“Ata kanë me pasë të drejtë me drejtu universitete, me menaxhu spitale. E, kjo nuk ndodh me komunat me shumicë shqiptare. Tjetra është që kanë me pasë të drejtë me i lidhë horizontalisht në mes veti e vertikalisht me Beogradin”, thoshte Kurti në vitin 2007, transmeton Klankosova.tv.

Në fjalimin e tij Kurti thoshte se “po dojnë me na maru diçka të ngjashme si Republika Serbe mrena Kosovës, me na maru një kancer mrena që ka me kontrollu Serbia, dhe krejt koha, nervat, energjia ka me na shku tu kqyrë me asimilu qat kancer e s’kena me mujtë”.

Më tej, në këtë video, VV-ja e ka futur edhe një pjesë të konferencës së djeshme të Kurtit, pikërisht kur fliste për asociacionin.

“Ju e dini shumë mirë që pyetjeve tuaja për asociacionin unë ju përgjigjem tash e 9 vjet. Pse po besoni që sot është pyetje e re kjo?”, ka thënë Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori