Tahiri i AAK-së: Gjendja me energjinë elektrike po keqësohet, veprimet e qeverisë janë simbolike
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur për situatën energjetike në vend.
Ai ka thënë se që gjashtë herë radhazi janë marrë masa emergjente për këtë sektor.
“Kërkesa për gjendje të jashtëzakonshme, marrje të masave emergjente tash e 6 herë na tregon disa tregues: E para ka të bëjë se a është duke dashur Qeveria që 20 muaj ta mbajë gjendjen e jashtëzakonshme dhe 6 herë radhazi me marr masa emergjente për këtë sektor. Si është e mundur që në komisionin përkatës, qeveria përmes ministrisë të mos jap asnjë analizë se cilat janë benifitet që Kuvendi i ka marrë në raport me gjendjen emergjente në raport me energjinë elektrike”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se gjendja me energjinë elektrike po keqësohet dhe veprimet e qeverisë janë simbolike.
Tahiri më pas përmendi edhe situatën në veri, për çka e kritikoi kryeministrin Albin Kurti që nuk ka ardhur të raportoj në Kuvend.
“Si deputetë nuk jemi serioz, nuk jemi tu e trajtuar gjendjen që është sot shumë e jashtëzakonshme në vend me asnjë seriozitet. Për ne si grup parlamentar nevoja për masa emergjente urgjente është që të merret për sigurinë në vend, për situatën e krijuar në veri. A ish dashtë kryeministri sot me ardh me raportu para këtij Kuvendi për situatën. Jam i habitur me këtë qasje. Gjendja nuk ka qenë më keqe tash e 20 vjet në Kosovë. Ku është partneriteti me SHBA-të”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit