LAJMI I FUNDIT:

Skenaristi rus: Në luftën e Ukrainës, Moska duhet të dërgojë të rinjtë – të vjetrit janë të sëmurë nga konsumimi i vazhdueshëm i alkoolit

Skenaristi rus: Në luftën e Ukrainës, Moska duhet të dërgojë të rinjtë – të vjetrit janë të sëmurë nga konsumimi i vazhdueshëm i alkoolit

Rusi Dmitry Puchkov në një intervistë dhënë për Komsomolskaya Pravda, ka deklaruar se të rinjtë duhet të dërgohen në vijën e parë të frontit në Ukrainë, pasi burrat mbi 40-vjeç janë të sëmurë për shkak të konsumimit të vazhdueshëm të alkoolit, shkruan Neësëeek.

Gjatë bisedës me Ivan Pankin, prezantuesin e Komsomolskaya Pravda, Puchkov tha se përbërja e ushtrisë ruse do të duhej të rishikohet, transmeton Telegrafi.

Puchkov beson se të rinjtë duhet të trajnohen për luftë, sepse atëherë qeveria ruse nuk do të ketë nevojë të paguajë kompensim për kaq shumë vejusha.


Puchkov, i njohur gjithashtu si Goblin, është një përkthyes i filmave dhe videolojërave nga anglishtja në rusisht, autor dhe skenarist.

“Në vend të 40-vjeçarëve me arsim të lartë, me punë, gra dhe tre fëmijë, të dërgohen në luftë 18-vjeçarët e stërvitur, për këtë arsye shteti nuk do të ketë nevojë të paguajë dëmshpërblim për të vejat dhe fëmijët. Sado cinike të tingëllojë kjo, 18-vjeçarët duhet të shkojnë në luftë”, shtoi ai.

A kanë qytetarët e Rusisë ndonjë ide për gjendjen fizike të rusëve të moshës 40 apo 50 vjeç? A mund të vrapojë, të kërcejë, të flejë në tokë të ftohtë? Si është prostata e tyre? Si janë veshkat e tyre pas konsumimit të vazhdueshëm të alkoolit? Të rinjtë do të duhej të shkonin për të shërbyer në ushtri, ata do të shërbejnë për dy vjet dhe do të marrin pjesë në beteja. Kjo është mënyra e vetme”, tha Puchkov në emision.

Ai nuk specifikoi se si planifikon që 18-vjeçarët të kenë dy deri në tre vjet stërvitje ushtarake. Zyrtarët ukrainas kanë vlerësuar se 70.250 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Amerika
'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

Amerika
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Amerika
Kalo në kategori