LAJMI I FUNDIT:

Kievi po bëhet gati për sulm bërthamor, kanë strehimore – qytetarët janë udhëzuar si duhet të sillen

Kievi po bëhet gati për sulm bërthamor, kanë strehimore – qytetarët janë udhëzuar si duhet të sillen

Retorika agresive ruse po shkakton shqetësim serioz tek ukrainasit, të cilët kanë frikë se rusët do të vendosin të përshkallëzojnë më tej konfliktin për shkak të dështimit të tyre në fushëbetejë, shkruan Politico.

Ukrainasit po i marrin seriozisht kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin, sa i përket mbrojtjes së territorit ukrainas të aneksuar nga Rusi,a me të gjitha mjetet e mundshme që i kishte në dispozicion, transmeton Telegrafi.

Fondacioni bamirës Serhiy Pritula me seli në Kiev, ka një strehimore në parkingun poshtë ndërtesës, për të mbrojtur stafin nga sulmet konvencionale ruse, dhe një tjetër për t’u përdorur në rast të një sulmi bërthamor.


“Streha e dytë është e pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme. Ka furnizime me ilaçe, ushqime, ujë të pijshëm dhe të distiluar, llamba dhe bateri”, tha ylli televiziv Serhi Pritula, i cili drejton fondacionin me të njëjtin emër.

“Të parashikosh veprimet e udhëheqjes ushtarake dhe politike ruse është gjithmonë e vështirë, nëse përdor logjikën normale. Jemi shumë të pafat që kemi një fqinj të tillë. Prandaj çdo gjë që lidhet me kërcënimin bërthamor, duhet të merret shumë seriozisht, si një kërcënim real, dhe duhet të jemi të përgatitur në përputhje me rrethanat”, shtoi Pritula.

Ushtria ruse nuk po arrin rezultate të kënaqshme në fushëbetejë, dhe Kremlini mund të vendosë të përdorë armë bërthamore në një përpjekje të dëshpëruar për t’i dhënë fund luftës, parashikon Politico.

Ata kujtojnë deklaratën e Dmitry Medvedev, sipas të cilit përpjekjet ushtarake ukrainase për të kthyer territoret e humbura, përbëjnë një kërcënim për mbijetesën e Rusisë.

Oleksiy Danilov, Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, pretendon se përdorimi i armëve bërthamore do të ishte një akt vetëvrasës.

“Rusia do të shndërrohet në armikun numër një për të gjithë botën”, u përgjigj Danilov kur u pyet për pasojat e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.

Edhe Kina, si aleate e Rusisë, paralajmëron rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore.

“Armët bërthamore nuk mund të përdoren, lufta bërthamore nuk mund të bëhet”, tha lideri kinez Xi Jinping javën e kaluar.

Pavarësisht nga kjo retorikë pajtuese nga një aleat kryesor rus, ukrainasit po përgatiten për më të keqen.

Autoritetet në rajonin e Kievit, kanë qindra strehimore që mund të përdoren në rast të një sulmi bërthamor.

Oleksi Kuleba, kreu i administratës ushtarake të rajonit të kryeqytetit, tha se strehimoret janë nën tokë, kanë ajrosje, dy hyrje dhe duhet të pajisen me radio deri më 15 nëntor, të cilat duhet të përfaqësojnë një mjet komunikimi në rast të një sulmi bërthamor.

Autoritetet ukrainase publikuan së fundmi udhëzimet e detajuara se si duhet të sillen në rast të një sulmi bërthamor, me udhëzimet e hartuara bazuar në përvojën e katastrofës bërthamore të Çernobilit në vitin 1986.

Qytetarët janë udhëzuar të mos shikojnë në drejtim të shpërthimit, të mbulojnë veshët për të parandaluar dëmtimin nga vala goditëse dhe të heqin veshjet që janë ekspozuar nga rrezatimi.

Në fillim të tetorit, administrata e kryeqytetit njoftoi se Kievi kishte tableta të mjaftueshme të jodit, një ilaç që ndihmon në parandalimin e përthithjes së jodit radioaktiv, të cilat do të shpërndahen në spitale dhe ambulanca.

Ushtarët ukrainas që po luftojnë në vijën e parë të frontit, u janë dhënë tableta me jod kaliumi dhe janë trajnuar se si duhet të sillen në rast të një sulmi bërthamor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Amerika
'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

Amerika
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Amerika
Kalo në kategori