Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Siç njoftohet nga Presidenca, Sveçla ka njoftuar Osmanin për hapat e ndërmarra për sa i përket sigurisë publike dhe mbarëvajtjes se funksionimit të institucioneve ligjzbatuese në veri të vendit.
“Osmani ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Më herët, të hënën Sveçla ka deklaruar se në veri ka indikacione për elemente ruse, me qëllim të trazirave dhe eskalim të situatës.
Për zëvendësimin e pozitave të policëve të dorëhequr, ai ka theksuar se do të plotësohen të gjitha nevojat dhe shpejt do të shpallen edhe konkurset për zyrtarë policor shtesë.
Në konferencë për media, ministri Sveçla deklaroi se situata e sigurisë është e qetë dhe se të gjitha institucionet e sigurisë janë duke punuar në kapacitetet e nevojshme.
Ai nuk ka mohuar se ka pjesëtarë rusë të përfshirë në atë çfarë po ndodh në veri.
“Ne po përcjellim situatën.Jemi jashtëzakonisht aktivë në mbledhjen e të gjitha informatave edhe të kësaj natyre. Ka edhe deklarime dhe indikacione se mund të ketë elemente të Rusisë, të cilat janë të interesuara të shkaktojnë trazira, eskalim të situatës atje. Unë jam i bindur që institucionet e Kosovës në koordinim edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë janë të suksesshëm në parandalimin, neutralizimin e çfarëdo ndikimi negativ të kujtdo qoftë në raport me sigurinë atje”, ka deklaruar Sveçla./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Të përkushtuar për iniciativat ligjore dhe shoqërore në interes të qytetarëve
Apeli i Romës vendos sërish: 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali
Durmishi: Inspektorati i Tregut të analizojë çmimet e produkteve në gjashtë muajt e fundit, pastaj shohim si do të veprojmë tutje
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?