LAJMI I FUNDIT:

Ron Zaiti i ftuari i radhës në “Barber Shok”, tregon si nisi bashkëpunimi me Dafina Zeqirin dhe planet për projektet e reja

Ron Zaiti i ftuari i radhës në “Barber Shok”, tregon si nisi bashkëpunimi me Dafina Zeqirin dhe planet për projektet e reja

Në emisionin “Barber Shok”, me Fis Junikun edhe këtë javë mysafirë ishte artisti i njohur, Ron Zaiti.

Reperi dhe këngëtari u gjen përballë pyetjeve të dy prezantueseve të emisionit teksa foli rreth muzikës dhe jetës priavte.


Ndër tjera, Roni, i cili është pjesë e labelit të këngëtares Dafina Zeqiri “Moneyz Music” tregoi se si erdhi deri te bashkëpunimi me ta.

Foto: Screenshot/ YouTube “Barber Shok”

“Motra ime e ka një sallon të estetikës, fillimisht ajo ka patur kontakt me Dafinën, unë pasi ia kisha nis punës me muzikë, Pëllumbin (menaxherin e Dafinës) e njoh moti, filluam të rrinim bashkë, pastaj në studio dhe më pas filloi interesimi më i madh, prova dhe bashkë me miqësinë dhe kiminë që kemi me njëri-tjetrin nisi bashkëpunimi”, ka thënë Roni.

Krahas tjerave, Zaiti gjithashtu foli edhe për planet dhe projekte për të cilat është duke punuar aktualisht.

Foto: Screenshot/ YouTube “Barber Shok”

“Plani i radhës është  me e përfundu një EP, një mini-album, janë të përfshira gjashtë këngë, katër vetëm janë të publikuara tashmë, plani është të përfundohen edhe dy këngët e tjera”, u shpreh ai.

Kujtojmë që projekti i fundit i Ronit është bashkëpunimi i radhës me Dafinën “Boma ni tel”.

Për më shumë ndiqni më poshtë episodin e radhës të sezonit të katërt të emisionit “Barber Shok”:

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori