LAJMI I FUNDIT:

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Bakut

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Bakut

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Baku në Azerbajxhan.

Kampionia olimpike ka arritur të fitojë përsëri medalje, pas të argjendtës në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.


Xhudistja pejane kësaj radhe ka fituar të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë në Grand Slamin e mbajtur në Baku të Azerbejxhanit.

Në repeisazh, Nora arriti ta mposht në vazhdime me ‘pikë të artë’ kundërshtaren belge, Mina Libeer.

Ndryshe, xhudistja jonë e nisi ditën pa ndeshje në raundin e parë, ndërsa në të dytin e mposhte me ‘ippon’ xhudisten gjermane, Seija Bellhaus.

Në çerekfinale, pejania u ndesh me britaniken, Lele Nairne, e cila e mposhti, ndërsa në repeisazh në ndeshjen e parë e mposhti italianen Veronica Toniolo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori