Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që lejon mobilizimin edhe të njerëzve që kanë kryer krime të rënda.
Kjo përfshin ata të cilëve u janë fshirë të dhënat, si dhe ata me dënime ekzistuese, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Por Ligji përjashton ata të dënuar për abuzim seksual të fëmijëve, tradhti, spiunazh ose terrorizëm.
Përjashtohen gjithashtu ata që janë dënuar për tentativë vrasjeje të një zyrtari qeveritar, rrëmbim avioni, aktivitet ekstremist dhe trajtim të paligjshëm të materialeve bërthamore dhe substancave radioaktive.
Putin pretendoi gjithashtu të premten se Rusia kishte mobilizuar 318,000 njerëz në forcat e saj të armatosura, raportoi Interfax.
Kjo tejkalon objektivin fillestar prej 300,000 të vendosur nga Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Ndryshe, Putini më 21 shtator njoftoi një “mobilizim të pjesshëm” mes një sërë pengesash ushtarake në Ukrainë.
Nga 300,000 që u thirrën si pjesë e mobilizimit të pjesshëm, 87,000 u dërguan në vijat e frontit në Ukrainë, tha të enjten ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Rusia ka mbledhur gjithashtu të burgosur dhe qytetarë të cenueshëm për të shërbyer në kompaninë ushtarake private ruse Wagner Group, e cila aktualisht po vepron së bashku me forcat e armatosura të rregullta ruse.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës raportoi më 25 tetor se të burgosurit me HIV dhe Hepatit C ishin rekrutuar nga Grupi Wagner.
Grupi Wagner, sipas Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ukrainës (GUR), përbëhet kryesisht nga ish-të dënuar rusë, të cilët janë rekrutuar jashtë burgut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve