LAJMI I FUNDIT:

Shërohet britaniku që ishte i infektuar me COVID-19 për 411 ditë

Shërohet britaniku që ishte i infektuar me COVID-19 për 411 ditë

Studiuesit britanikë kanë shëruar më në fund një burrë 59-vjeçar i cili kaloi 411 ditë i infektuar me virusin COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri kishte një sistem imunitar të dobësuar për shkak të një transplanti të veshkës.

Dhe imuniteti i dobësuar e bëri atë të infektohej me COVID-19 në dhjetor të vitit 2020.


Që atëherë, ai vazhdoi të rezultojë pozitiv deri në janar të këtij viti.

Pavarësisht “uljes” së simptomave, ai rezultoi vazhdimisht pozitiv për variante të reja të virusit deri në janar të 2022.

Për të kuptuar nëse burri ishte kontraktuar shumë herë me COVID-19 ose nëse vuante nga një infeksion i vazhdueshëm, studiuesit përdorën një teknologji “speciale” për analizën e shpejtë gjenetike të tij.

Testi zgjati vetëm 24 orë dhe zbuloi se burri kishte një variant të hershëm B.1 në fund të vitit 2020. Që atëherë, virusi ka pësuar mutacion dhe është zëvendësuar nga variante më të reja.

Siç bëhet e ditur ekipi “përzjeu” dy trajtime antivirale që nuk ishin përdorur më parë së bashku – Paxlovid dhe remdesivir – dhe ia administroi ato pacientit pa ndjenja përmes një tubi nazal, sipas raportit.

“Për mrekulli ai u pastrua dhe ndoshta kjo është tani rruga për mënyrën se si i trajtojmë këto infeksione shumë të vështira të vazhdueshme”, ka thënë Luke Snell, një mjek i specializuar në sëmundjet infektive, duke theksuar se ky trajtim mund të mos përshtatet për rastet normale të COVID-19.

Burri besohet të ketë pasur përballjen më të gjatë me virusin COVID se kushdo tjetër në botë dhe mbijetoi. Në konferencën ECCMID në prill, u zbulua se infeksioni i vazhdueshëm i njohur më i gjatë në një burrë që rezultoi pozitiv ishte për 505 ditë – para vdekjes së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori